Lajmi i fundit

LIVE/ Sot dita e 10-të e protestës studentore

Mësuesit patronazhistë terrorizojnë me mesazhe prindërit e nxënësve në grevë

Mësuesit patronazhistë terrorizojnë me mesazhe prindërit e nxënësve në grevë

20:13, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mësuesit patronazhistë nëpër shkollat e Tiranës dhe jo vetëm, janë duke terrorizuar me mesazhe prindërit e nxënësve që janë në grevë.

Denoncimi është bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha që ka publikuar edhe një mesazh të ardhur në rrjetet e tij sociale.

Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Mësueset patronazhiste terrorizojnë psikologjikisht prindërit e nxënsve grevistë!

Ky është terror psikologjik! Turp!

📩 Lexoni mesazhin e dërguar më poshtë!

Përshëndetje të gjithëve!

Në këto ditë aspak të lehta për të gjithë ne, së pari uroj me shpirt, të jeni sa më mirë me shëndet në familjet tuaja! 🙏

Së dyti, detyrohem të ndaj me ju, këtë mesazh, për të cilin besoj a shpresoj të kem mbështetjen tuaj!

Nuk më duket normale që ende sot, në shkollë të kemi gati gjysmën e nxënësve me mungesë! Ju mirëkuptoj , siguria e fëmijës, përparësia e parë, absolutisht, por mësimi, shkolla jonë, nuk besoj se e cënon këtë siguri!

Ne jemi në proces të rregullt mësimor, ndaj e shoh të arsyeshme t’ju komunikoj: Nxënësit të

vijnë në shkollë, ne të bëjmë punën tonë sa më mirë të mundemi!

Mosardhja e nxënësve, veç disa të tjerave, i penalizon me mungesa!

Nga dita e nesërme, apeli do të jetë sipas Rregullores së Brendshme të shkollës, siç kemi vepruar nga fillimi i saj!

Nëse fëmija juaj është sëmurë, do të njoftoni mësuesin kujdestar e do të merrni raportin mjekësor përkatës!

Edhe njëherë, sot , më shumë se më parë, kemi nevojë të mbështesim e përkrahim njëri-tjetrin!

Ditë sa më lehtë për ju!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco