Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Athinë, shqiptari me të kaluar kriminale në fokus të hetimeve: Dyshime se u largua pas ngjarjes

    Gjykata amerikane urdhëron Trumpin të dëshmojë kundër BBC-së për padinë 10 miliardë dollarëshe

    Turma prej 50 personash e rreh për vdekje një të huaj në Afrikën e Jugut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shpërthimi në Athinë, shqiptari me të kaluar kriminale në fokus të hetimeve: Dyshime se u largua pas ngjarjes
    Aktualitet

    Shpërthimi në Athinë, shqiptari me të kaluar kriminale në fokus të hetimeve: Dyshime se u largua pas ngjarjes

    October 22, 2026

    Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për drogë dhe banues në një apartament pranë vendit ku ndodhi shpërthimi në zonën e Kolonos, është në qendër të hetimeve të autoriteteve greke për ngjarjen që plagosi dy efektivë policie.

    Sipas mediave greke, shqiptari është identifikuar dhe po merret në pyetje nga policia. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse ai kishte lidhje me çantën që përmbante pajisjen shpërthyese dhe që dyshohet se ishte lënë në hyrje të ndërtesës, apo nëse ajo ishte vendosur aty nga një person tjetër.

    Dyshimet janë shtuar pas veprimeve që ai dyshohet se ka kryer pas shpërthimit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, shqiptari mund të ketë dalë nga banesa pasi dëgjoi zhurmën dhe, pasi kuptoi se çfarë kishte ndodhur, është kthyer në apartament për të marrë disa sende përpara se të largohej.

    Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, ai ka pretenduar se nuk ndodhej në vendngjarje në momentin e shpërthimit. Autoritetet po verifikojnë deklarimet e tij dhe po analizojnë rrethanat për të përcaktuar nëse ka pasur përfshirje në ngjarje.

    Sipas mediave greke, shqiptari ishte arrestuar në vitin 2008 për posedim të 100 gramëve kokainë. Ai kishte vuajtur dënimin me burg dhe ishte liruar në shtator të vitit të kaluar.

    Një tjetër pistë e hetimit lidhet me marrëdhëniet e mundshme të tij me një shtetas shqiptar që ndodhet prej kohësh në burg. Policia greke po verifikon nëse ekzistojnë lidhje mes tyre dhe nëse ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

    Hetimet vijojnë për të përcaktuar se kush e vendosi çantën me pajisjen shpërthyese dhe cilat ishin rrethanat që çuan në shpërthimin në Kolonos, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie. Deri në përfundimin e hetimeve, dyshimet ndaj shqiptarit mbeten pjesë e procesit hetimor.

    Athinë hetimeve Shpërthimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Athinë, shqiptari me të kaluar kriminale në fokus të hetimeve: Dyshime se u largua pas ngjarjes

    October 22, 2026

    Gjykata amerikane urdhëron Trumpin të dëshmojë kundër BBC-së për padinë 10 miliardë dollarëshe

    October 22, 2026

    Turma prej 50 personash e rreh për vdekje një të huaj në Afrikën e Jugut

    October 22, 2026

    Nafta që u kthye në ujë në maune, dyshime për mashtrim mes Shqipërisë dhe Kosovës: Çfarë thotë SPAK?

    October 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.