Eshtë i detyruar të japë dorëheqjen! Alizoti:Rama dhe policia që i shërben atij janë 2 elementët më të urryer sot në Shqipëri

20:13, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Ajo që ka ndodhurnë këto 9 ditë në Shqipëri, është e paimagjinueshme. Edhe Ramiz Alia që ishte pasardhësi i diktatorit më të egër në Europë dhe ishte vetë diktator nuk ka mbajtur fjalim si Edi Rama”. Kështu e nis intervistën në studion e edicionit të lajmeve të Syri Tv, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti

Alizoti thotë se Rama po përdor policinë e shtetit, atë që ka detyrë për të mbrojtur qytetarin për ta dhunuar e terrorizuar këtë të fundit për të mbajtur pushtetin e tij.

“Të marrësh policinë që i shërben shtetit, të rrijë ai në pushtet. Policia nuk është e PS-së që të mbajë kreun e PS-së në pushtet kur njerëzit nuk e duan. E të flasësh haptas se unë do ju shpërblej me 2 mijë e ca euro që vetëm të jeni më të dhunshëm e të rrihni njerëz që nuk më duan mua. Kjo është absurde. Ramiz Alia nuk i ka mbajtur këto fjalime. Ky ka kaluar çdo cak. Ky rrëmben njerëz në rrugë me furgona të paidentifikuar dhe njerëz të maskuar.

Ky njeri ka përdorur një aparat që është policia e shtetit, në shërbim të qytetarëve dhe për të mbrojtur qytetarët për të mbajtur pushtetin. Kjo është shumë e rrezikshme. Unë e quaj sadizëm. Një polic 2 metra që rreh një fëmijë të vogël ai është një skllav,” vijon i indinjuar deputeti demokrat.

Alizoti shkon më tej duke shtuar se Shqipërisë i duhet një transformim rrënjësor kushtetues, institucional dhe politik. Duke u ndalur tek protestat ai nënvizon se protestat e kanë demaskuar Ramën i cili është i detyruar të japë dorëheqjen.

“Jepe dorëheqjen. Çfarë problem ka. Pse duhet të shkojmë në këtë lloj kaosi se do të rrish. Të dolën njerëzit, jepe dorëheqjen. Nëse mendon se je i fortë rikandido prapë. Demokracia është marrje përgjegjësie.

Rama është i detyruar të japë dorëheqjen. Protestat kanë demaskuar atë. Nëse ka sot 2 elementë të urryer në Shqipëri është kryeministri e policia që I shërben atij.

Çpunë ka kryeministri të mbajë një mbledhje para policisë? E ka paramilitare? Kryeministri është pushteti, shteti është diçka tjetër. Si mund të fusësh policinë në universitet?
Ti zv/kryeministren e ke atë që e ke. Ministrat dhe kryetarin e ke nëpër burgje e thua të mos dalin të rinjtë të shkulin plastikat. Po ti u ke marrë të ardhmen atyre. I ke degdisur në rrugët e botës. I ke bërë të jenë të pashpresë. Ne nuk duhet të pranojmë Ramën dhe  këdo Ramë që vjen pas. Nuk duhet të ketë njerëz të pavdekshëm në Shqipëri” tha Alizoti në studio me gazetaren Armela Ferko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco