Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 40 mijë spiunët e Ramës!

Van Gaal del kundër formatit të ri të Championsit: UEFA mendon vetëm për paratë

Van Gaal del kundër formatit të ri të Championsit: UEFA mendon vetëm për paratë

19:23, 22/10/2026

Trajneri i njohur, Louis van Gaal, ka dalë me kritika të ashpra ndaj UEFA-s dhe formatit të ri të Ligës së Kampioneve, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është organizuar kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.

“UEFA mendon vetëm për paratë. Është një botë e vogël e korruptuar. Quhet Champions League apo jo? Skuadrat më të mira duhet të marrin pjesë në të. Në këtë mënyrë ka një disnivel më të madh dhe si pasojë edhe më shumë gola”, theksoi Van Gaal, që preku edhe temën e dëmtimeve të futbollistëve, siç është ai i pësuar nga Kvaratskhelia për të cilin sezoni është mbyllur.

“Ka shumë ndeshje dhe si pasojë edhe më shumë dëmtime të lojtarëve”, deklaroi holandezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco