Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është tensionuar, teksa policia ka vijuar ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve. Efektivët kanë përdorur autobotin me ujë, duke drejtuar rrymat e ujit në drejtim të qytetarëve të mbledhur në protestë.
Forcat e policisë kanë bllokuar gjithashtu zonën pranë Kryeministrisë, ndërsa protestuesit janë larguar nga kjo hapësirë drejt një zone tjetër.
Protesta e sotme ka nisur që në orën 09:00, në të njëjtën kohë me nisjen e punimeve të Kuvendit, ku studentë dhe qytetarë kanë dalë për të shprehur qëndrimet e tyre.
Tensione janë regjistruar edhe brenda Parlamentit, ku diskutimet mes palëve janë përqendruar te protesta dhe zhvillimet e saj.
