Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman: Qytetarët duan t’i jepet fund mbrojtjes politike të korrupsionit e lidhjeve politikë-krim i organizuar


Deputeti i Bundestagut gjerman nga Partia Demokristian Knut Abraham ka reaguar lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri.

Ai shkruan se qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar e politikës.

Deputeti konservator e mbyll postimin me mesazin se kërkesat e qytetarëve pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të respektojë.

“I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të respektojë.” – shkruan Abraham në X.