Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë

22 Tetor 2026 | 21:24

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati në një lidhje live nga protesta para Kryeminstrisë për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje të reja lidhur me protestën e njoftuar ditën e shtunë. Ferhati gjatë fjalës së tij u shpreh se struktura të Policisë së Shtetit kanë rritur nivelin e gatishmërisë dhe po hartojnë një plan operacional konkret për të përballuar situatën.

Ai bëri me dije se policia ka arritur të identifikojnë grupet e komunikimit ku koordinohen të rinjtë. Këto kanale aplikacionesh, kryesisht në Telegram, tashmë ndodhen nën monitorimin e rreptë të policisë.

“Nisur nga ajo që ka ndodhur gjatë javës së fundit, policia ka marrë informacion dhe ka thirrje në fakt publike në rrjetet sociale për një organizim ditën në shtunë në datën 24 për një protestë ku është ftuar madje dhe diaspora.

Sigurisht nisur nga këto thirrje, policia ka marrë masat për të shtuar numrin e forcave të policisë që sot kanë qenë më pak absolutisht nisur dhe nga numri i ulët i protestuesve, për të patur gjithashtu edhe një plan operacional më konkret lidhur me protestën e ditës së shtunë.

Pasi policia ka arritur në fakt të identifikojë grupet e komunikimit ku organizohen këto të rinj, këto grupime lidhur me protestat. Po ashtu është publik publikuar edhe një investigim i Fox News i cili ka zbuluar edhe rrjetin global të kaosit siç njihet ku janë 101 organizata nga nëntë vende mes tyre edhe ajo që njihet si ‘Antifa’.

Ku koordinohen pra grupet e të rinjve pikërisht në këto kanale komunikimi në Telegram të cilat tashmë monitorohen edhe nga policia shqiptare, është bërë një thirrje për një riorganizim të atij që njihet si akti i dytë më 24 tetor ku pak a shumë skenat të cilat kemi parë në Tiranë i kemi parë dhe në qytete të tjera të Europës nga Parisi”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion

Qytetarët dhe studentët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore e cila shënon ditën e...
19:07 | 22/10/2026

Protestat studentore në Tiranë, reagon PPE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet

Partia Popullore Evropiane, PPE ka reaguar lidhur me protestat dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për respektimin e standardeve demokratike, të drejtave...
17:44 | 22/10/2026

Bojkoti në GJKKO, Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrjen e KLGJ-së për rikthimin e normalitetit

Tre përfaqësues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë kanë zhvilluar këtë të enjte një takim me anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kanë kërkuar...
17:35 | 22/10/2026