• Kontakt
Thursday, October 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat që rindërtuan “indin shoqëror” dhe dhuna

21:27 : 22/10/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Zef Preçi

Modelet shoqërore dhe protestat 

Në shkencat sociale e politike, “role model” është personi që merret si shembull dhe sjellja e të cilit imitohet nga të tjerët. Por fama, pasuria apo pushteti nuk e bëjnë vetvetiu dikë model pozitiv. Ky vlerësohet nga kompetenca, integriteti dhe përputhja mes fjalës e veprës: prindi që edukon me sjellje, mësuesi që vlerëson drejt dhe drejtuesi që pranon llogaridhënien. Por a ndodh kështu në vendin tonë? Çfarë “tradite” kemi krijuar gjatë tri dekadave të fundit në këtë drejtim? Me këtë lidhet edhe koncepti “social fabric”, ose indi shoqëror: marrëdhëniet e besimit, bashkëpunimit dhe solidaritetit që mbajnë bashkë njerëzit e komunitetet. Nëse modeli tregon një mënyrë sjelljeje, indi shoqëror pasqyron lidhjet që ndërtojmë me të tjerët. Pyetja është nëse besimi shtrihet përtej familjes, miqve dhe partisë, deri te bashkëqytetari që mendon ndryshe.

Si kanë ndryshuar modelet pas vitit 1990?

Lexo edhe:

Studentët që tronditën Serbinë tani duan të qeverisin: A mund ta mposhtin Vuçiçin të dielën?

The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës

Siç dihet, ndryshimet sistemike të vitit 1991, që shënuan fillimin e kalimit nga izolimi komunist drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut, u shoqëruan me transformime të thella dhe emigrim masiv. Në një skicë interpretuese të këtij procesi, jo në një renditje të matur të figurave më të admiruara, modelet e krijuara mund të përshkruhen si më të shumëllojshme: krahas prindit, mësuesit dhe profesionistit, shfaqen sipërmarrësi, emigranti i suksesshëm, sportisti dhe personazhi mediatik.

Në të vërtetë, pluralizimi ishte dhe është mundësi zgjedhjeje, jo humbje automatike e vlerave.

Mendoj se në shoqërinë tonë postkomuniste problemi lind kur suksesi ngatërrohet me pasurimin me çdo kusht dhe autoriteti me zotërimin e pushtetit, jo me kompetencën dhe besueshmërinë. Rrënimi strukturor dhe institucional i partive politike ka sjellë vlerësimin vetëm të rezultatit, pa pyetur se si është arritur ai. Kështu, shoqërisë i paraqiten si modele edhe privilegjet, abuzimet me detyrën publike apo pandëshkueshmëria e instaluar. Mesazhi që u është përcjellë të rinjve është se puna dhe ndershmëria vlejnë më pak se lidhjet dhe afërsia me njerëzit me ndikim.

Për indin shoqëror, pyetja përcaktuese është: a na mëson suksesi i dikujt të bashkëpunojmë sipas rregullave të përbashkëta, apo të kërkojmë mbrojtje vetëm te “tanët”? Në rastin e dytë, solidariteti rrezikon të mbyllet brenda familjes, rrethit të interesit apo partisë, ndërsa tjetri shihet si rival ose kërcënim, jo si bashkëqytetar. Kështu, besnikëria ndaj grupit ka zëvendësuar besimin te institucionet dhe rregullat: qytetari kërkon jo të drejtën që i takon kujtdo, por ndërhyrjen që sigurohet vetëm përmes njohjeve.

Cilat janë sfidat sot?

Sfida kryesore, në gjykimin tim, është besueshmëria: a shpërblehen aftësia dhe ndershmëria apo lidhjet dhe bindja? Edhe gjatë fushatës së vitit 2025, kryeministri Rama paraqiti të rinjtë e platformës “Deputeti që Duam” si shembuj të mundësive për përfshirje dhe të kalimit të stafetës (fjala në Elbasan). Por promovimi elektoral nuk mjafton për ta kthyer një kandidat në model shoqëror.

Testi ishte dhe mbetet dëshmimi i kompetencës, i pavarësisë së gjykimit dhe i përgjegjësisë ndaj qytetarëve, përfshirë aftësinë për të kundërshtuar drejtuesin. Rreziku, tashmë i pranishëm në partitë politike dhe në shoqërinë e sotme shqiptare, qëndron te mesazhi se suksesi vjen nga përzgjedhja prej udhëheqësit, jo nga merita. Kjo nuk do të thotë se unë po paragjykoj të rinjtë e promovuar, por mendoj se duhet të dallojmë përfaqësimin nga përdorimi i rinisë si imazh elektoral, siç ka ndodhur e ndodh sidomos gjatë dy dekadave të fundit. Një ind shoqëror i shëndetshëm kërkon qytetarë autonomë dhe institucione të besueshme, jo vetëm besnikëri ndaj individëve të fuqishëm politikisht.

Si duhen kuptuar protestat e javës së kaluar?

Protestat e filluara më datën 13 të këtij muaji ndërthurën kërkesat për arsim e perspektivë punësimi me pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe u shoqëruan me dëmtime pronash e përplasje me policinë. Studentë të intervistuar nga mediat vendase dhe të huaja shprehën ndjesinë se zëri i tyre nuk dëgjohej. Kjo ndihmon të kuptohet pakënaqësia, pa provuar motivet e secilit apo shkaqet e dhunës. Në këtë këndvështrim, protesta paqësore katërmujore e lëvizjes “Revolucioni i flamingove” duhet lexuar edhe si një përpjekje për rindërtimin e indit shoqëror: njerëzit bashkohen për një interes publik.

Kjo nuk është vetvetiu shenjë shpërbërjeje, as provë se një brez është pa modele. Megjithatë, shpjegimi i pakënaqësisë nuk justifikon dhunën. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar dallimin e përgjegjësive individuale, hetim të paanshëm dhe përdorimin e forcës policore vetëm në përputhje me parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.

Prandaj, qetësia në rrugë, e vendosur me forcën e policisë, nuk mjafton: rendi publik nuk e zëvendëson besimin qytetar. Duhen dëgjim, drejtësi, zgjidhje konkrete dhe llogaridhënie, duke filluar nga kryeministri Rama. Modeli pozitiv provohet te pushtetari që mban përgjegjësi, polici që respekton ligjin dhe qytetari që mbron të drejtat pa cenuar të tjerët. Shoqëria nuk mbahet bashkë nga frika apo besnikëria ndaj udhëheqësit, por nga bindja se rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe se zëri i qytetarit ka peshë. Vetëm kështu mund të rindërtohet indi shoqëror dhe të parandalohet kthimi i pakënaqësisë së pazgjidhur në kriza të përsëritura.

Etiketa: Edi Ramaprotestazef preci

Lajme të lidhura

RAJONI

Studentët që tronditën Serbinë tani duan të qeverisin: A mund ta mposhtin Vuçiçin të dielën?

21:18 : 22/10/2026
AKTUALITET

The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës

20:54 : 22/10/2026
AKTUALITET

Studenti: Rama na ofendon prej 140 ditësh! Nuk ka dialog me një dhunues fëmijësh

20:46 : 22/10/2026
AKTUALITET

Nxënësit në protestë, nis presioni ndaj prindërve: Nga nesër apeli sipas rregullores

20:26 : 22/10/2026
AKTUALITET

Eskavatorët heqin gurët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, bashkia hesht

20:18 : 22/10/2026
AKTUALITET

Protestat në Shqipëri, kongresmeni amerikan në krah të qytetarëve: Qeveria të ulë tensionet

19:42 : 22/10/2026

TË GJITHA

Protestat që rindërtuan “indin shoqëror” dhe dhuna

21:27 : 22/10/2026

Studentët që tronditën Serbinë tani duan të qeverisin: A mund ta mposhtin Vuçiçin të dielën?

21:18 : 22/10/2026

Rikthehen përplasjet, FNSH shpërndan turmën dhe ndjek një protestues

21:14 : 22/10/2026

The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës

20:54 : 22/10/2026

Studenti: Rama na ofendon prej 140 ditësh! Nuk ka dialog me një dhunues fëmijësh

20:46 : 22/10/2026

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga janari 2024

20:40 : 22/10/2026

Nxënësit në protestë, nis presioni ndaj prindërve: Nga nesër apeli sipas rregullores

20:26 : 22/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com