Një proces largimesh në masë pritet të përfshi institucionet. Kryeministri Edi Rama, sipas Top Channel, mësohet se ka kërkuar nga ministrat që të largojnë drejtuesit e institucioneve në varësi të tyre. Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva, në Malin e Zi ku ndodhet për Samitin e Berlinit, dhe u kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.