Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 40 mijë spiunët e Ramës!

‘FNSH, Operacionalja dhe Shqiponjat luajtën kërbaçin’, Qyno: Policia angazhoi 3 njësi për të rrahur protestuesit

21:53, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për gazetarin Elton Qyno, Policia angazhoi 3 struktura për të rrahur protestuesit gjatë revoltës studentore, në disa raste jashtë perimetrit të institucioneve publike ku zhvillohej protesta.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Qyno tha se FNSH, Operacionalja dhe Shqiponjat kanë ndjekur e rrahur protestuesit nëpër rrugica, vetëm pse kanë marrë pjesë në protestë.

Sipas gazetarit Qyno, një kupolë juristësh po administron të gjitha pamjet filmike nga interneti, rrjetet sociale apo dhe televizionet për t’ia referuar prokurorisë dhe vetë AMP-së për të nisur hetime, lidhur me veprimet e punonjësve të policies në protestë.

Këto ditë dhunë, kërbaç që s'kishim parë që nëpër dyqanet e ndërtimit të shkonin të bliheshin bishtat e lopatave dhe bishtat e kazmave, të dilnin pastaj në qendër të bulevardit dhe të rriheshin protestues. Jo të gjithë efektivët e policisë që kanë qenë me shërbime këto ditë kanë dhunuar. Ata janë të evidentuar dhe kryesisht ajo që kanë dhunuar janë FNSH-ja, Forcat Operacionale dhe Forcat Shqiponja.

Fakti që këto tre strukturat e policisë që ju përmenda, FNSH, Operacionalja, Shqiponja, kanë luajtur kërbaçin që nga zona e urës së Bulevardit Dëshmorët e Kombit edhe i vinin drurit deri tek rruga Bardhyl lart. Dhe nga ana tjetër grupet e policisë i ndiqnin protestuesit deri nëpër rrugicat mbrapa prokurorisë së Tiranës dhe te Zogu i Zi.

Kjo nuk ka sens dhe ta justifikoj dhe ta mbroj në nesër pasnesër në gjykatë, sepse është tashmë një kupolë juristësh që po administron të gjitha pamjet filmike nga interneti, nga këto që transmeton TikTok-u, në televizione dhe nga çdo lloj media sociale, TikTok-u apo Facebook-u, dhe po ia çon, ia referon prokurorisë dhe vetë AMP-së për të nisur hetime, për të verifikuar këta punonjës policie. Sepse ç'punë ka ajo që të shkosh prapa në prokurorinë e Tiranës dhe t'i hysh me kërbaç njerëzve.

AMP-ja është një strukturë që ti e di shumë mirë që është direkt tek ministri. Dhe nuk është një strukturë që këta duhet ta ndajnë dhe ta kalojnë në një strukturë të pavarur, ose qoftë edhe ta bëjnë një task-forcë. Me aq staf sa kanë këta, mjafton të jetë një task-forcë dhe jo drejtori. Dhe duhet ta kalojnë në pozicion të pavarur për të kryer veprimet hetimore ndaj punonjësve të policisë që kryejnë veprime arbitrare ndaj protestuesve apo ndaj çdo qytetari tjetër.

Mua më ka bërë shumë përshtypje fakti që strukturat e veçanta të policisë kanë ndjekur dhe nëpër rrugica dhe i kanë rrahur qytetarët, protestuesit, demonstruesit, të revoltuarit. Vetëm për faktin se ata kanë marrë pjesë. Shkoi policia, FNSH-ja ose Operacionalja, që të arrestonte adoleshentë 17-18 vjeçarë, vetëm se kishin dhënë një intervistë te Syri, te News 24 apo qoftë edhe në një media tjetër.

Pra ai kishte protestuar për tre-katër orë, i ka shkuar gazetari, i ka vënë mikrofonin përpara dhe ka dhënë mendimin e tij. Nga ana tjetër kanë shkuar forcat operacionale pas një ore ose pas gjysmë ore, i kanë identifikuar përmes këtyre rrjeteve sociale, siç e identifikuan kapitenin atij që donin t'i bënin dhe një muhabet ashtu po që nuk i la thonin dot në telefon, dhe zbresin deri tek arrestimi dhe shoqërimi i tyre në polici.

Dhe prandaj të gjitha arrestimet që shkojnë në prokurori, çuditërisht po dalin, 90% e tyre po dalin totalisht të paligjshme. Që këtu bie dhe s'ka asnjë sens ligjor se si ta nisësh çështjen dhe si ta mbash çështjen përsa i përket veprimeve që ka kryer protestuesi.

Në prokurori ke shumë çështje që kanë nisur për protestuesit dhe ke vetëm tre çështje të vetme ndaj veprimeve që kanë kryer punonjësit e policisë. Dhe këto tre çështje që prokuroria duhet një disbalancë të paktën në aspektin e regjistrimit të dosjeve.

Shiko, është çështje shumë më e gjerë sesa pjesa e këtij prokurorit apo qoftë dhe Kurtit. Ai mund ta ketë marrë si shok. Sigurisht që ka marrë një koordinatë nga dikush tjetër që të marrë dhe t'i thotë që shiko se kemi, pikërisht atë pjesën që ke botuar këto videot për protestën. Fakti që policia shkoi me tre njësi shumë të forta, duke goditur protestuesit, kjo mua më duket tepër e rëndë.

Aq më tepër që një pjesë e madhe e protestuesve janë rrahur shumë larg perimetrit të institucioneve publike, qoftë Ministrisë së Brendshme, qoftë Kryeministrisë. Dakord mo, ky është standard i dyfishtë, jashtëzakonisht i madh. Por që të shkosh të rrahësh njerëz në rrugën Bardhyl, pa bërë asnjë gjë, vetëm thjesht se po parakalonin në rrugët e zonës apo te zona e Zogut të Zi, kjo është nonsens dhe s'ka vend ku të qëndrojë, qoftë nga ana morale, ligjore, qoftë edhe penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco