“Do t’i kthej brenda javës”, qytetari denoncon të moshuarën që i ka marrë 8 mln lekë borxh

Një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop”, duke denoncuar zonjën Adile Gjeleshi, një e moshuar që, sipas tij, i ka marrë 8 milionë lekë të vjetra borxh dhe nuk ia ka kthyer.

Qytetari tregon se e ka njohur zonjën në vitin 2024, në tregun e fruta-perimeve, ndërsa po ndërtonte një shtëpi. Sipas denoncimit, ajo i ishte ofruar ta ndihmonte financiarisht, por me arsyetimin se duheshin para për të nxjerrë shumën nga banka. Në këtë mënyrë, ajo i kishte marrë 8 milionë lekë të vjetra.

Ajo premton se do t’ia kthejë shumën brenda javës, duke thënë se edhe mbreti merr borxh, kur i duhet. Por, vetëm pak minuta më vonë, në komunikim me gazetaren, qëndrimi i saj ndryshon. E moshuara i quan pretendimet e qytetarit shpikje dhe vë në diskutim shumën e pretenduar. /tvklan.al