Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për diplomaten Lana Nusseibeh, të nominuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Përmes një reagimi në platformën X, Rama e cilësoi kandidaturën e saj si një mundësi për një fillim të ri për OKB-në, në një periudhë kur organizata përballet me sfida të shumta dhe me pikëpyetje mbi aftësinë për të përmbushur misionin e saj ndërkombëtar.
Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se e njeh personalisht Nusseibeh dhe ka pasur mundësinë të vlerësojë aftësitë e saj diplomatike gjatë periudhës kur Shqipëria ishte anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas Ramës, diplomatja dallohet për njohuritë e thella mbi politikën ndërkombëtare, modestinë intelektuale dhe aftësinë për të afruar qëndrime të ndryshme mes kulturave dhe perspektivave të ndryshme.
“Emërimi i Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ofron një fillim të ri që komuniteti i OKB-së nuk mund të përballojë ta humbasë, dhe Shqipëria është e nderuar të mbështesë plotësisht kandidaturën e saj”, shkruan Rama.
Kryeministri vlerësoi gjithashtu përvojën, inteligjencën dhe angazhimin e diplomates për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime. Sipas tij, profili i saj mund të ndihmojë në rikthimin e besimit dhe të energjisë pozitive në një organizatë që po përballet me sfida të rëndësishme.
Në fund të mesazhit, Rama u ndal edhe te mundësia që OKB-ja të drejtohet nga një grua, pas një historie të gjatë drejtuesish burra.
“Pas kaq shumë burrave në krye, nuk mund të mendoj për një shpresë më të mirë për Kombet e Bashkuara sesa një grua e këtij kalibri”, përfundon reagimi i kryeministrit.
The nomination of Lana Nusseibeh by the United Arab Emirates for the position of Secretary-General of the United Nations offers a fresh beginning that the UN community cannot afford to miss, and Albania is honoured to give her candidacy its wholehearted support. I came to know Lana personally and see her in action during Albania’s term as an elected member of the UN Security Council, when I had the opportunity to appreciate her immense knowledge of international politics, her distinctive intellectual humility and her natural gift for bridging differences between cultures and perspectives. Amid the gloom surrounding the United Nations today, Lana’s candidacy is a light of hope and a source of positive energy, because, at a time when the organisation’s capacity to fulfil its mission is being questioned so deeply, she brings experience, intelligence and an unwavering commitment to serving humanity with no prejudice. And last but not least, after so many men at the helm, I can think of no better hope for the United Nations than a woman of such stature.
— Edi Rama (@ediramaal) October 22, 2026

