Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë
Gazetari Lavdrim Lita i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat studentore dhe shpërblimin e forcave të rendit. Gazetari paralajmëroi se tubimet do të vijojnë dhe se reagimi qytetar do të riorganizohet pasi sipas tij pakënaqësitë e tyre janë të mëdha.
Lita theksoi se VKM për shpërblimin e efektivëve është antikushtetuese dhe se këto kompetenca për shpërblimet i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe jo kryeministrit.
“Kjo është vetëm vala e dytë. Vala e tretë, vala e katërt. Në sebepin më të parë qytetarët do të riorganizohen sepse pakënaqësia po vlon poshtë. Këta nuk mund ta zgjidhin me polici dhe me shpërblime.
Shpërblimet i kanë kot sepse ajo VKM-ja që kanë prodhuar është antikushtetuese. Ligji për policinë e shtetit që as Eni as juristët nuk e thonë është kompetencë e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të japi shpërblime për policinë deri në tre paga. Nuk ka në asnjë vend të botës që thotë 2500€, nuk ka asnjë vend. Nuk e bën dot kryeministri atë.
Kryeministri juaj bën si shpirt i keq për pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve ndërsa kur i rrezikohet karrigia thotë do t’i japim 2500€ për polic dhe do dalin të rrahin fëmijët. Po kush i paguan ato lekët për të rrah fëmijët? Qytetarët i paguajnë, qytetarët paguajnë për të rrahur fëmijët e tyre. Ç’është kjo, është një tur pi jashtëzakonshëm”, tha ai.
“Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masa
Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë
Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion
- 22:12 Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?
- 22:04 “Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masa
- 21:36 Analisti: Nga burime të sigurta një grup problematik nga RMV po vjen për protestën e së shtunës
- 21:29 Deputetja e PS-së: Fëmijët u përdorën në protestë, policia duhet të mbajë përgjegjësi për tejkalimet
- 21:24 Gazetari Ferhati jep detaje për protestën: Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e shtunë
- 21:21 Serbia para zgjedhjeve: A mund ta rrëzojnë studentët Vuçiçin pas dy vitesh revoltë?