VIDEO/ Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

VIDEO/ Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

22:56, 22/10/2026

Egnatia ka barazuar 1-1 ndaj Aarhusit në një ndeshje të luftuar, ku nuk munguan emocionet dhe episodet e forta.

Takimi nisi në mënyrë dramatike për danezët, të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 3-të, pas kartonit të kuq të Eric Kahl.

Skuadra shqiptare shfrytëzoi avantazhin numerik dhe kaloi në epërsi në minutën e 13-të me Ildi Grudën, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

Egnatia pati mundësi të tjera për të rrezikuar portën kundërshtare, por nuk arriti të dyfishonte rezultatin.

Në fundin e pjesës së parë, Altin Kryeziu provoi të shënonte, por portieri Jesper Hansen reagoi saktë.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm, teksa Aarhusi u hodh në kërkim të barazimit.

Në minutën e 49-të, James Bogere ndëshkoi mbrojtjen e Egnatias me një parabël të zgjuar, duke vendosur shifrat në 1-1.

Pas golit, danezët administruan mirë topin, ndërsa Egnatia u përpoq të gjente hapësira për të rikthyer avantazhin.

Trajneri Nevil Dede ndërhyri disa herë me zëvendësime, duke freskuar repartet e skuadrës rrogozhinase.

Në minutat e fundit, të dyja ekipet kërkuan mundësinë për golin e fitores, por pa sukses.

Arbitri sinjalizoi përfundimin e takimit pas katër minutave shtesë, me rezultatin që mbeti i pandryshuar.

Egnatia nuk arriti të shfrytëzonte epërsinë numerike për gati gjithë ndeshjen, ndërsa Aarhusi tregoi karakter duke rikuperuar disavantazhin.

Golat

https://streamin.link/v/d4027d82

https://streamin.link/v/4df406d6

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco