Kryesore

“Ke dërr-dërr 15 vjet”, Shkullaku përplaset me Klosin: Pusho! Ti nuk njeh as qeverinë

22:52 - 22.10.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe analisti Armand Shkullaku janë përfshirë një debat në studion e “Opinion” gjatë diskutimit për zgjidhjen që qeveria e kryeministrit Edi Rama mund t’i japë protestave në vend.

Shkullaku kritikoi Klosin për mbrojtjen e qeverisë së Edi Ramës, lidhur me mënyrën se si po trajtohen protestuesit. Klosi iu përgjigj ironikisht analistit, duke i thënë se pas “protestës së përfunduar” do të ketë të tjera.

Pjesë nga debati në studio

Shkullaku: Identifikimi i Ramës me shtetin është problemi. Identifikimi i Ramës me BE-në, që mbas meje u bëftë kiameti, ky është problemi. Problemi është i atyre që akoma vazhdojnë ta mbrojnë pas kësaj që kemi parë. Po çfarë sekretari është ai… Ai nuk njeh qeverinë. Sekretar i Përgjithshëm i PS-së quhet ai që përfaqësohet në nivelin më të lartë të demokracisë funksionale, që është qeveria.

Klosi: As nuk pres ta vlerësosh, as ta mbrosh. Nuk e kam personale.

Shkullaku: Ta kthej dhe personale po deshe. Mos më ndërprit, se kemi 15 vite që ju dëgjojmë vetëm juve. Nuk je emër, je funksion, je sekretar i një partie që po shtyp me gjak dhe me dhunë demonstruesit. Pusho.

Klosi: Mos bërtit.

Shkullaku: Të kemi dëgjuar dërr-dërr ke 15 vite. Duroje debatin. Ti po ha përshesh.

Klosi: Kam një respekt goxha… Mos u merr personalisht, lëre përsheshin. Je mërzitur, mbaroi protesta, do kesh protestën e radhës, mos u bëj merak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.