Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, teksa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se prindërit e adoleshentëve protestues do të paguajnë për pllakat e dëmtuara të trotuarit, kërkoi që e njëjta logjikë përgjegjësie të zbatohet edhe për vjedhjet në buxhetin e shtetit nga Belinda Balluku.
“Në Europë shkohet duke ua marrë lekët që kanë vjedhur këta. Kryeministri u tha adoleshentëve se prindërit e tyre do të paguajnë për pllakat e trotuarit. Po Ballukut do ia marrë miliarda euro që i kanë bërë dëm shtetit? Kush i paguan? ”, deklaroi Korreshi në News24.
Deputeti iu referua edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku u shpreh se nga raportet e tyre janë faktuar se miliarda euro janë vjedhur.
“KLSH thotë se miliarda euro janë vjedhur. Kjo qeveri të kthejë paratë që janë grabitur. Studentët qëndronin 50 vite në konvikt me paratë që janë vjedhur nga kjo qeveri”, tha deputeti.












