Sport

Conference League, Egnatia barazon 1-1 në transfertën ndaj Aarhusit!

Egnatia vijon aventurën europiane pa humbje, pasi barazoi 1-1 në transfertën ndaj Aarhusit në Danimarkë, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampionët e Shqipërisë e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 13-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Adjesa shërbeu për Grudën, i cili u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e tretë të ndeshjes, Aarhusi mbeti me një lojtar më pak, pasi Kahl u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e parregullt ndaj Grudës, i cili ishte nisur drejt portës.

Me epërsinë në rezultat dhe në numrin e lojtarëve, Egnatia kontrolloi lojën gjatë pjesës së parë dhe krijoi disa mundësi për të dyfishuar shifrat. Gruda dhe Kryeziu provuan disa herë portën, por pa arritur të shënonin golin e dytë.

Pjesa e dytë nisi ndryshe për skuadrën rrogozhinase. Aarhusi rrezikoi portën e Dajsinanit menjëherë pas rifillimit, ndërsa në minutën e 49-të Bogere realizoi golin e barazimit, duke rikthyer ekuilibrin në rezultat.

Pas golit të pësuar, Egnatia u përpoq të rikthehej në avantazh dhe krijoi disa raste të rrezikshme. Gruda provoi disa herë me kokë, por portieri vendas reagoi me pritje vendimtare.

Rrogozhinasit vijuan të kërkonin golin e fitores edhe në minutat e fundit, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë barazim, Egnatia merr një pikë në transfertën daneze dhe vijon serinë e ndeshjeve pa humbje në Europë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.