NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar pastrimin dhe largimin e mbeturinave në Lagjen 28, me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe përmirësimit të ambientit për banorët.

Sipas njoftimit të publikuar nga NPL “Fushë Kosova”, ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të ekipeve në terren për mbajtjen e qytetit të pastër dhe të rregullt.


Nga kjo ndërmarrje kanë theksuar se do të vazhdojnë punën në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të përshtatshëm për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/