Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot në orën 10:00 kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës pas përplasjeve në seancën e djeshme plenare.
PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet me 60 ditë për deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, të cilët u përplasën verbalisht dhe fizikisht me deputetët socialistë.
Ndërsa për 14 deputetë të tjerë të PD-së; Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi është kërkuar përjashtimi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Pavarësisht tensioneve, gjatë seancës së djeshme u miratuan gjashtë projektligje dhe tre projektvendime, mes tyre edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi
Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë
“Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masa
- 08:20 Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur
- 08:17 Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi
- 07:57 Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje
- 07:51 Britania e Madhe ngre alarmin, pritet të goditet nga një stuhi e fortë
- 07:33 Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën
- 07:30 Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione