Rajoni

Heshtje zgjedhore në Serbi para parlamentareve të 25 tetorit!

Në mesnatë nisi heshtja zgjedhore në Serbi, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të së dielës. Ndërkaq pritet të zgjasë deri në orën 20:00, kur mbyllen qendrat e votimit.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo formë e fushatës zgjedhore dhe çdo përpjekje për të ndikuar në vullnetin e votuesve.

Ligji serb ndalon edhe publikimin e sondazheve e vlerësimi  e rezultateve, promovimin e kandidatëve dhe programeve të tyre, si dhe thirrjet për të votuar ose për të mos votuar për lista të caktuara.

Sfida kryesore ndaj Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçicit vjen nga një lëvizje studentore, e fuqizuar pas protestave të gjata kundër korrupsionit dhe qeverisë.

Lëvizja studentore nuk ka një udhëheqës formal dhe lista e saj përbëhet kryesisht nga figura jopartiake, përfshirë profesorë universitarë.

Në garë marrin pjesë gjithsej 18 lista zgjedhore, mes tyre dy koalicione opozitare të përfaqësuara në parlament, një proevropian dhe një i krahut të djathtë.

Zgjedhjet zhvillohen për 250 vende në Parlamentin e Serbisë. Listat e zakonshme duhet të marrin të paktën 3% të votave për të siguruar mandate, ndërsa të pakicave kombëtare përfitojnë nga rregulla të veçanta dhe nuk i nënshtrohen të njëjtit prag zgjedhor.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.