Nis sot raundi i 11-të i Superligës së Kosovës, në program veç një takim

Sot (e premte) starton java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, teksa Gjilani dhe Llapi përballen në një duel ku të dyja ekipet kërkojnë pikë me vlerë për ecurinë e mëtejshme në sezon.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të luhet në stadiumin me bar artificial të Gjilanit, me fillim nga ora 18:00.

Të lidhura

None found

Një rezultat pozitiv është objektivi i të dy skuadrave, në një takim që pritet të ketë peshë të konsiderueshme për pozicionimin e tyre në javët e ardhshme të kampionatit.

Gjilani vjen pas triumfit të parë me Zekirija Ramadanin në krye dhe synon një tjetër fitore për t’u afruar në kreun e tabelës. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina do të kënaqej edhe me një barazim, duke pasur parasysh startin shumë të dobët të sezonit.

Të shtunën, java vijon me dy duele: Vushtrria pret Ballkanin në orën 14:00, ndërsa Drenica përballet me Malishevën në orën 18:00.

Të dielën luhen dy ndeshjet e mbetura, Feronikeli ’74 përballë Dukagjinit dhe sfida kryesore e javës mes Prishtinës dhe Dritës, që të dyja me fillim në orën 13:00.


Shtuar më 23.10.2026 08:30

Quantcast