E premte, 23 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Kronikë

Lezhë/ Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Reklamë

Sipas Policisë, bëhet fjalë për Klodian Ndojin, banues në fshatin Sanxhak, i cili akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri të riun V. P., 22 vjeç, dhe më pas i ka vjedhur automjetin.

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndalimi i tij u bë falë koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.