Milani pësoi një humbje të rëndë 3-0 ndaj Bournemouth, duke komplikuar rrugëtimin në Europa League. Me vetëm tri pikë pas tri ndeshjeve, kualifikimi është vënë në pikëpyetje, ndërsa skuadra e Ruben Amorim-it duhet të reagojë në sfidat e ardhshme.
Përveç gabimeve individuale që ndikuan në rezultat, shqetësim i madh mbetet edhe mungesa e një qendërsulmuesi alternativ. Me Gonçalo Ramos të dëmtuar, Amorim provoi Cisse në këtë rol, por eksperimenti rezultoi i pasuksesshëm. Sulmuesi ka cilësi teknike dhe personalitet, por nuk është i përshtatshëm për të luajtur me shpinë nga porta.
Një alternativë mund të ishte talenti i ri Francesco Camarda, por trajneri portugez nuk duket se ka besim te ai. Kjo ngre pikëpyetje për merkaton, pasi nëse Amorim nuk e konsideronte Camardën si zëvendësues të Ramos, drejtuesit duhej të siguronin një tjetër sulmues.
Në Angli, Milani shfaqi gjithashtu mungesë të theksuar reagimi pas disavantazhit. Dy penallti të shkaktuara pas goditjeve nga këndi e dëmtuan rëndë skuadrën. Fillimisht, De Winter preku topin me dorë pas një goditjeje me kokë të Evanilson, ndërsa më pas Maignan u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar ndaj Adams.
Shifra më shqetësuese ishte fakti se Milani nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare. Portieri Di Gregorio, ish-gardiani i Juventusit, nuk u detyrua të bënte asnjë pritje gjatë ndeshjes. Rasti i vetëm që mund të përmendet erdhi në minutën e 74-t, kur goditja me kokë e De Winter përfundoi në një devijim dhe më pas në këndore.
Pavarësisht humbjes, shanset për kualifikim mbeten të hapura. Milani ka edhe pesë ndeshje për të luajtur, tri prej të cilave në shtëpi, ndaj Ferencvaros, Sunderlandit dhe Ararat Erevanit. Dy sfidat e tjera do të zhvillohen jashtë fushe, kundër Olympiacosit në Greqi dhe Levski Sofias në Bullgari.
Për të vazhduar rrugëtimin europian, Milani duhet të ndryshojë paraqitje dhe të gjejë zgjidhje për problemet në sulm. Përndryshe, objektivi i shpallur nga Amorim në fillim të sezonit, fitimi i Europa League, rrezikon të mbetet vetëm një dëshirë.
© SYRI.net
PSG tremb Europën me 181 milionë euro në arka, dëmtimi i Kvaratskhelias mund të ndryshojë merkaton
Te Reali të shqetësuar për Vinicius-in, asnjë driblim në dy ndeshjet e fundit si titullar
Philadelphia dhe Oklahoma vazhdojnë me fitore, ndalen Cleveland dhe DenverBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: