Milan përjeton makthe në Evropë, vijon sezonin me ulje-ngritje të forta, këtë herë duke u dorëzuar pa kushte përballë Bournemouth, pësuan një humbje të rëndë 3-0. Për fat të keq, “djallit” i ka mbetur vetëm emri i madh pasi në fushë shfaqën një ekip të vogël kundër një ekipi që ndodhen në vendin e 15-të në Premier League.

Kjo ishte një transfertë që nisi keq, me vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me Kluivert, me sulmuesin holandez që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për të ndërlikuar edhe më shumë këtë takim mendoi portieri Mike Maignan i cili në minutën e 27-të u ndëshkua drejtpërdrejtë me karton të kuq për një faull anti-sportiv në zonë, plus penallti. Bournemouth përfitoi nga ky detaj duke dyfishuar shifrat në minutën e 32-të. Milan ishte i pafuqishëm për të reaguar, me kuqezinjtë që në fund, në minutën e 84-ët, pësuan edhe golin e tretë.

Me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, Bournemouth vijon ecurinë perfekte në Europa League, ndërsa Milan veten në vendin e 24-ët me vetëm 3 pikë në 3 ndeshje.

E kishte të vështirë të analizonte këtë sfidë trajneri Ruben Amorim: “Nuk kishte ndeshje pas minutës së 20-të. Provuam të mbroheshim apo të sulmonim, por u bë e vështirë. Nuk mund të shkaktosh penallti nga goditja e këndit dhe të mbetesh me 10-të lojtarë. Nuk mund të bëhen këto gabime, mbi të gjitha nga lojtarët më ekspert”, u shpreh trajneri Amorim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb