Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti në Vlorë, arrestohen dy persona

23 Tetor 2026 | 08:59

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Order”, duke zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur rreth një muaj më parë në lagjen “1 Maji”. Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy persona, të dyshuar si porositësi dhe autori i zjarrvënies.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi më 22 shtator 2026, rreth orës 01:20, kur u dogj automjeti në pronësi të një 50-vjeçareje, banuese në Vlorë.

Fillimisht, rasti u dyshua si aksidental, për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit. Megjithatë, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.

Në vijim të hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi dy shtetas me iniciale, R. K., 33 vjeç, dhe T. K., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 33-vjeçari R. K. ka porositur 36-vjeçarin T. K. për t’i vënë zjarrin automjetit të 50-vjeçares.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot në orën 10:00 kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës...
08:26 | 23/10/2026

Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare...
08:17 | 23/10/2026

Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat studentore dhe shpërblimin...
22:21 | 22/10/2026