Rama vijon sulmet me ‘ANTIFA’ për fëmijët dhe shpërndan si klloun ftesa të refuzuara nga studentët

09:13, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të katërtën ditë me radhë, Edi Rama vijon të bëjë rolin e tij të preferuar, atë të kllounit, duke shpërndarë ftesa ‘dialogu’ para Kryeminsitrisë nëpër blloqe betoni, të cilat janë refuzuar kategorikisht nga studentët dhe pedagogët protestues.

Në daljen e tij të radhës që në pikë të mëngjesit, atëherë kur nuk ka këmbë njeriu në bulevard, Rama ka vijuar sulmet e tij ndaj fëmijëve, të miturve dhe studentëve shqiptarë, medemek si pjesë e ‘ANTIFA’-s, në një kohë kur për kamerën e SYRI-t, të rinj dhe të reja i kanë mohuar këto akuza dhe kanë treguar me zë dhe figurë, se arsyeja e protestës së tyre, është pikërisht kryeministri arrogant dhe i korruptuar.

Po ashtu, edhe transmetuesi publik ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle (DW), në një artikull të saji, ka theksuar se protestat në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me ‘ANTIFA’n.

LEXO EDHE: DEUTSCHE WELLE: Protestat kundër qeverisë në Shqipëri nuk kanë lidhje me ANTIFA-n

Ndërkohë ftesat dhe karriget e tij janë refuzuar vazhdimisht nga studentë dhe pedagogët, të cilët janë të prerë në kërkesën e tyre, largimi të menjëherëshëm të Edi Ramës dhe qeveri teknike.

Rama: Përsëri e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të të qënë me këdo që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme kundërshtia me forcë kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike, në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet, dhe kushdo që e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e ANTIFA-s dhe duke bërë këtu lojën e te tjerëve në emër të studentëve dhe duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dije se do të përgjigjet, do të përgjigjet ligjërisht, penalisht, sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh. Keqkuptim i madh ky që të mendosh se mund t’i imponohesh një populli te tërë, një komuniteti të tërë, mund t’i imponohesh familjeve të zakonshme të këtij vendi që duan të shkojnë në punë, me gjuhën e gurit dhe të zjarrit. Keqkuptim shumë i madh që do të kthehet në mësim shumë të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk ndryshon, Shqipëria do të qëndroi drejt dhe do të çojë atje në majën e ëndërruar, flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e BE që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco