Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama përsërit ftesën për dialog, por paralajmëron protestuesit: Do të përgjigjen ligjërisht dhe penalisht

23/10/2026
Rama përsërit ftesën për dialog, por paralajmëron protestuesit: Do të përgjigjen ligjërisht dhe penalisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke deklaruar se është i gatshëm të takohet në çdo vend dhe në çdo orë me këdo që beson se Shqipëria mund të bëhet më e mirë përmes shkëmbimit të pikëpamjeve dhe bashkëjetesës demokratike.

Në një mesazh të tij, Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, duke dënuar atë që e cilëson si kundërshti të dhunshme dhe duke paralajmëruar pasoja ligjore dhe penale për personat që, sipas tij, kanë kryer shkelje gjatë tubimeve.

“Përsëri e përsëri, e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta”, shprehet Rama.

Kryeministri ka akuzuar organizatorët e protestave se kanë përdorur dhunën dhe ka pretenduar se disa persona kanë vepruar në emër të studentëve, duke iu referuar edhe lëvizjes Antifa.

“Kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e ANTIFA-s dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet”, deklaron Rama.

Ai ka theksuar se përgjegjësia, sipas tij, do të përcaktohet në bazë të shkallës së shkeljeve të kryera.

Sponsorizuar

“Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë”, vijon kryeministri.

Rama ka argumentuar se dhuna nuk mund t’u imponohet qytetarëve dhe familjeve që duan të vijojnë jetën e tyre të përditshme, ndërsa ka paralajmëruar se ajo që e cilëson si një “keqkuptim të madh” do të shërbejë si mësim për ata që, sipas tij, synojnë të ndryshojnë drejtimin e vendit përmes protestave.

Në përfundim, kreu i qeverisë ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt integrimit evropian nuk do të ndryshojë.

“Shqipëria do të vazhdojë drejtë dhe Shqipëria do të çojë atje në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e atij Bashkimi Europian që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh”, përfundon Rama.a.b

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

23/10/2026
SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë

23/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

Urdhëri për dorëheqje, për përfitim politik, drejtuesit qëndrojnë në detyrë

23/10/2026
SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.555 artikuj gjithsej