Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

    LISTA/ Nga Tatimet tek ARRSH! 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje

    Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon se do të godasë objektivat civile në Gjirin Persik nëse SHBA-të dhe Izraeli rifillojnë sulmet ajrore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » LISTA/ Nga Tatimet tek ARRSH! 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje
    Kryesore

    LISTA/ Nga Tatimet tek ARRSH! 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje

    October 23, 2026
    LISTA/ Nga Tatimet e Doganat te KESH, ARRSH e OST! 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje

    Urdhri i kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive prek disa nga strukturat më të rëndësishme të administratës shtetërore. Nga Tatimet dhe Doganat, te energjetika, infrastruktura, burgjet dhe agjencitë publike, një numër i madh drejtuesish janë përfshirë në kërkesën për largim nga detyra.

    Në sektorin e financave publike, kërkesa prek Ilir Binajn, drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, dhe Besmir Bejën, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave. Të dy institucionet kanë një rol kyç në mbledhjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

    Në listë është edhe Etugert Llazi, drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Biznesit institucion që administron regjistrimin dhe të dhënat e bizneseve.

    Ndryshimet shtrihen edhe në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, ku përfshihen drejtues të disa prej kompanive më të mëdha publike.

    Mes tyre janë Eltar Deda, administrator i Albpetrolit, Ami Kozeli, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Elisian Bici, administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, dhe Viola Haxhiademi, administratore e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

    Kërkesa për dorëheqje është raportuar edhe për Ergys Verdhon, administratorin e Hekurudhës Shqiptare, si dhe Dritan Isakun, drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol.

    Në Ministrinë e Drejtësisë, lista përfshin Besmir Kolën, drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ergys Qiricin, drejtorin e Përgjithshëm të Përmbarimit, Valdrin Pjetrin, drejtuesin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, dhe Eduard Merkajn, kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Mes emrave të raportuar është edhe Sadleva Bodo, drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, e cila është emëruar në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë, më 14 tetor.

    Urdhri prek gjithashtu institucione që mbulojnë prokurimet, dokumentet e identifikimit dhe kontrollin financiar. Në këtë grup përfshihen Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek, Jonaid Myzyri, drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, dhe Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

    Në listën e publikuar janë edhe tri drejtuese të agjencive shtetërore: Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

    E megjithatë detaje të reja do të priten në ditët në vijim, teksa më herët Newsbomb.al raportoi se urdhri nga kryeministri ishte dhënë në orën 16:00 dhe të gjithë drejtorët deri në orën 17:00 kishin dorëzuar kërkesat për dorëheqjen e tyre. Madje, një detaj interesant është se zyrat e protokollit kanë qëndruar të hapura deri vonë, në mënyrë që të dorëzoheshin të gjithë dorëheqjet./Newsbomb.al

    administrata publike arrsh dorëheqje drejtorësh drejtorët e institucioneve drejtuesit e institucioneve Edi rama ndryshime në administratë Qeveria shqiptare ristrukturimi institucional Shqipëria tatimet urdhri i Ramës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

    October 23, 2026

    LISTA/ Nga Tatimet tek ARRSH! 19 drejtorët e rëndësishëm që preken nga urdhri i Ramës për dorëheqje

    October 23, 2026

    Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon se do të godasë objektivat civile në Gjirin Persik nëse SHBA-të dhe Izraeli rifillojnë sulmet ajrore

    October 23, 2026

    Banka Botërore: Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.