Kryesore

Revolta studentore/ “Vendi s’mund të mbahet peng”, biznesmeni i njohur me influencë në SHBA, Harry Bajraktari thirrje ambasadorit amerikan dhe BE-së: Të krijohen kushtet për një qeveri teknike, Rama të japë dorëheqjen

09:00 - 23.10.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe opozitën shqiptare për krijimin e kushteve për formimin e një qeverie teknike.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajraktari kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se ai nuk mund ta mbajë vendin peng. Gjithashtu, ai i bën thirrje qeverisë që të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit.

Bajraktari thekson se aleatët perëndimorë duhet të monitorojnë të gjithë procesin, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike në Shqipëri.

“Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe përfaqësuesit evropianë duhet të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe opozitën në Shqipëri për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie teknike.

Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën tranzicionit paqësor të pushtetit.

Aleatët perëndimorë të Shqipërisë duhet ta monitorojnë gjithë procesin. Kjo është rruga e vetme që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike”, shkruan Bajraktari në reagimin e tij.

Në fund të mesazhit, biznesmeni shqiptaro-amerikan shpreh mbështetjen për Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të Shqipërisë dhe popullin shqiptar.

Reagimi:

“Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe përfaqësuesit evropianë🇪🇺, duhet të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe opozitën në Shqipëri për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie teknike.

Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën tranzicionit paqësor të pushtetit.

Aleatët perëndimorë të Shqipërisë duhet ta monitorojnë gjithë procesin. Kjo është rruga e vetme që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të Shqipërisë dhe mbarë popullin shqiptar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.