Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi (EMRAT)

    Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

    Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi (EMRAT)
    Aktualitet

    Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi (EMRAT)

    October 23, 2026
    Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi (EMRAT)

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, për djegien e një automjeti.  Ngjarja u regjistrua një muaj më parë në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 01:20.

    Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht.

    Sipas bluve Roland Kadriaj, 33 vjeç ka porositur Taulant Kalaj, 36 vjeç që të djeg makinën e 50-vjeçares Silvana Nikaj – drejtoreshë shkolle.

    Edhe nga video e publikuar shihet momenti kur 36-vjeçari i dyshuar i veshur me të kuqe i vendos flakën makinës e cila është e parkuar dhe më pas largohet me vrap.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryra në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetases S. N., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Order”.

    Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por nga veprimet intensive hetimore u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.    

    Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe T. K., 36 vjeç, të banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi R. K. ka porositur shtetasin T. K., për djegien e automjetit në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, banuese në Vlorë.

    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.   

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

    36-vjeçari arrestime djegia e makinës drejtoresha e shkollës hetimet policia porositësi i krimit siguria publike vepër penale zjarrvënie e qëllimshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi (EMRAT)

    October 23, 2026

    Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

    October 23, 2026

    Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

    October 23, 2026

    S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.