Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

23 Tetor 2026 | 10:00

Tetë të burgosur u vranë të enjten në dy trazira të ndara në burgje në provincat Cotopaxi dhe Pichincha të Ekuadorit, sipas autoritetit qeveritar përgjegjës për burgjet.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Shërbimi Kombëtar për Kujdes Gjithëpërfshirës për të Rriturit e Privuar nga Liria dhe Adoleshentët (SNAI) bëri të ditur se katër të burgosur humbën jetën në një burg në Latacunga, ndërsa katër të tjerë u vranë në burgun El Inca, në Quito.

Autoriteti konfirmoi gjithashtu se 10 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

Sipas SNAI-t, autoritetet kanë identifikuar personat e dyshuar për përfshirje në trazira dhe planifikojnë transferimin e tyre në burgun e sigurisë maksimale El Encuentro, në provincën bregdetare të Santa Elenës.

Ndërkohë, forcat e rendit po kryejnë operacione në burgjet e prekura për të rivendosur rendin.

Burgjet në Ekuador janë kthyer në vatra të dhunës, ku përplasjet vdekjeprurëse mes bandave kriminale rivale kanë shkaktuar dhjetëra viktima në një seri masakrash që prej vitit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

Fenomeni aktual El Niño mund të arrijë një forcë të paparë në historinë moderne meteorologjike, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, duke u kërkuar qeverive në...
10:00 | 23/10/2026

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

Kim Kardashian ka pranuar se është ndaluar disa herë nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nga tejkalimi i shpejtësisë deri te mosndalimi...
09:34 | 23/10/2026

40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

Një cisternë me flamur maltez që transportonte një ngarkesë prej 40,000 ton naftë ruse po shkon drejt Nju Jorkut pas një marrëveshjeje me Presidentin e...
09:20 | 23/10/2026