Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

    Kokainë në Burrel/ Arrestohen 3 shitësit, policia u sekuestron “mallin”, një orë Rolex dhe makinën

    Kompensimi për shpenzimet arsimore të fëmijëve nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2 mijë aplikimet e fundit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kompensimi për shpenzimet arsimore të fëmijëve nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2 mijë aplikimet e fundit
    Ekonomi

    Kompensimi për shpenzimet arsimore të fëmijëve nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2 mijë aplikimet e fundit

    October 23, 2026
    Kompensimi për shpenzimet arsimore të fëmijëve nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2 mijë aplikimet e fundit

    Administrata Tatimore pritet të përfundojë së shpejti verifikimin e rreth 2 mijë aplikimeve për kompensimin e shpenzimeve arsimore të fëmijëve përmes DIVA 2025 (Deklarata Vjetore të të Ardhurave Personale).

    Për Monitor, Tatimet konfirmuan se ky është grupi i fundit i aplikimeve për përfitimin e kompensimit për arsimin  e fëmijëve pas njohjes së shpenzimeve në DIVA 2025.

    Pas përfundimit të procesit të verifikimit, që pritet të përfundojë së shpejti do të nisë edhe disbursimi i shumave të kompensimit.

    Procesi i nisur në muajin qershor është fokusuar në verifikimin e dokumentacionit të aplikuesve, përfshirë faturat e fiskalizuara, numrin e fëmijëve dhe të dhënat e llogarive bankare, përpara disbursimit të kompensimit për përfituesit.

    Po ashtu aplikuesve gjatë kësaj periudhe iu janë dërguar njoftime për përmirësim dokumentacioni, që më pas edhe ky është verifikuar nga administrata tatimore. Bëhet fjalë për individët që përveç njohjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë përfitonin edhe zbritjen e shpenzimeve me vlerë 100 mijë lekë.

    Burime nga administrata tatimore sqarojnë se procesi i shqyrtimit të kërkesave për këtë kategori po kërkon më shumë kohë sesa aplikimet e tjera, pasi nevojitet verifikimi i faturave të fiskalizuara që justifikojnë shpenzimet e deklaruara për arsimimin e fëmijëve, të saktësisë së numrit të fëmijëve. Tatimet pohojnë se veçanërisht po hasen vështirësi në verifikimin e numrit IBAN të llogarive bankare dhe numrit të fëmijëve.

    Për dorëzimin e numrit IBAN, sipas Tatimeve shumë individë nuk kanë ndjekur procedurat e kërkuara në sistem, çka i duhet kohë administratës tatimore për t’i verifikuar me institucionet bankare.

    Kjo do të sjellë që për vitin e ardhshëm aplikimet për zbritjen e shpenzimeve më DIVA të dixhitalizohen. Administrata tatimore konfirmon se ka nisur punën për përmirësimin e procesit.

    Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës DIVA ishte deri më 31 mars 2026. Që nga fundi i muajit maj, Administrata Tatimore ka nisur dhënien e kompensimeve për individët përfitues që kanë deklaruar një ose dy fëmijë në ngarkim.

    Në total deri më sot kompensimit pas zbritje së shpenzimeve nga DIVA kanë përfituar rreth 42 mijë tatimpagues për vitin 2025. Shuma e kompensimet të disbursuar deri tani arrin në vlerën e rreth 7 mln eurove.

    Kompensim për arsimin e fëmijëve nga njohja e shpenzimeve me vlerë maksimale prej 100 mijë lekë në vit, sipas të dhënave të mëparshme të tatimeve pritet që numri i tyre të jetë në total 2,161 individë aplikues.

    Për këtë kategori, përfitues të njohjes së shpenzimeve arsimore janë vetëm individët me të ardhura bruto vjetore deri në 1.2 milionë lekë. Administrata Tatimore ka nisur procesin e verifikimit të dokumentacionit që justifikon këto shpenzime.

    Pas përfundimit të verifikimit të dokumentacionit dhe konfirmimit të saktësisë së tyre, shuma e kompensimit  për aplikuesit do të disbursohet në llogaritë bankare të deklaruara gjatë aplikimit në sistemin e-Filing.

    Kjo kategori individësh, gjatë plotësimit të DIVA-s, përveç zbritjes së shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim, përfitoi edhe zbritjen e shpenzimeve arsimore deri në vlerën 100 mijë lekë.

    Këto të fundit duhet të justifikohen me fatura të fiskalizuara. Ndërkohë, zbritja prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim u përfitua nga të gjithë individët që plotësuan dhe dorëzuan DIVA-n, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

    Sipas shembujve që Monitor ka publikuar herë pas herë shumat e përfituara variojnë nga 62 deri në 250 euro.

    Por e drejta për aplikim me qëllim përfitimin e kompensimit për asnjë kategori nuk humbet për 5 vite. Afati i shqyrtimit të kërkesës për kompensim nga administrate tatimore është deri në 2 muaj./ Monitor

    Administrata Tatimore aplikimet për kompensim deklarata individuale e të ardhurave diva kompensimi i shpenzimeve arsimore përfitimet financiare prindërit rimbursimi i arsimit shpenzimet për fëmijët Shqipëria tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

    October 23, 2026

    Kokainë në Burrel/ Arrestohen 3 shitësit, policia u sekuestron “mallin”, një orë Rolex dhe makinën

    October 23, 2026

    Kompensimi për shpenzimet arsimore të fëmijëve nga DIVA, Tatimet drejt përfundimit për 2 mijë aplikimet e fundit

    October 23, 2026

    Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi (EMRAT)

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.