Lajmi i fundit

LIVE/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, edhe studentët e mjekësisë marshim drejt Kryeministrisë

Trump sulmon LeBron James: Ka mungesë respekti ndaj vendit tonë

Trump sulmon LeBron James: Ka mungesë respekti ndaj vendit tonë

09:28, 23/10/2026

Donald Trump ka kritikuar sërish yllin e NBA-së, LeBron James, këtë herë për sjelljen e tij gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar amerikan, para ndeshjes mes Philadelphia 76ers dhe New York Knicks, të fituar 106-100 nga skuadra e ish-it të Lakers.

Presidenti amerikan publikoi në platformën Truth Social një video ku James shfaqet duke kryer lëvizje nxehjeje gjatë himnit. “Ndërsa dëgjon himnin tonë kombëtar, LeBron James tregon mungesë respekti ndaj vendit tonë! Që në fillim kam thënë se nuk ishte i mirë, një turp i plotë”, shkroi Trump.

Ai shtoi se basketbollisti duhet t’u kërkojë falje ushtarëve dhe heronjve amerikanë që kanë humbur jetën për flamurin dhe vendin e tyre.

Përplasjet mes dy figurave kanë nisur prej vitesh. Në vitin 2017, LeBron e kritikoi ashpër Trumpin, ndërsa në korrik të këtij viti presidenti la të kuptohej se basketbollisti mund të ishte racist, duke e krahasuar me Michael Jordanin.

Trump ka sulmuar edhe më parë sportistë me ngjyrë për qëndrimet e tyre gjatë himnit amerikan. Në vitin 2016, gjesti i Colin Kaepernick, i cili u ul në gjunjë për të protestuar kundër padrejtësive racore dhe dhunës policore, shkaktoi një debat të madh në SHBA.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco