Para Gjykatës së Tiranës dolën sot 16 persona, mes tyre një i mitur, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, për t’u njohur me masat e sigurisë.

Pas shqyrtimit, Gjykata e Tiranës i liroi nga qelia të 16-të të arrestuarit dhe i la në 'detyrim paraqitje'. Për katër prej protestuesve vendosi gjyqtari Edvan Veçani, ndërsa për 12 të tjerë vendosi gjyqtari Sokol Shehu.

Gjatë këtyre ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, para gjykatës ka dalë një numër i konsiderueshëm protestuesisht. Por pavarësisht se arrestimet janë cilësuar kryesisht të ligjshme, masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre kanë qenë të lehta, kryesisht ‘detyrim paraqitje’.

Në protestat e zhvilluara në kryeqytet gjatë këtyre ditëve, persona të maskuar kanë sulmuar institucionet, efektivët e Policisë, bizneset private dhe bankat, duke krijuar si situatë kaotike.

Protestuesit e arrestuar që dolën para Gjykatës:
Nën shqyrtim nga gjyqtari Edvan Veçani:
Ilir Kalemi
Faik Meta
Ermal Hoti
Redon Cani
Nën shqyrtim nga gjyqtari Sokol Shehu:
Eduart Ferraja
Erjon Cani
Selami Ramadani
Fernando Bahushi
Ermal Progoni
Gëzim Karruli
Ankhelo Demollaj
Loris Zaqaj
Sajmir Dollapi
Eugen Balla
Elis Brahimio
Enialdo Buci