Lajmi i fundit

LIVE/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, edhe studentët e mjekësisë marshim drejt Kryeministrisë

Capital T sfidon presionin e policisë së Ramës: Nuk hesht për dhunën ndaj studentëve, më keni gjithmonë në krah!

10:26, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reperi i njohur Capital T ka reaguar përmes një videomesazhi, duke shprehur mbështetjen e tij për protestat studentore në Shqipëri.

Reagimi i artistit vjen pak ditë pasi ai pati një bisedë telefonike me një efektiv policie nga Shqipëria, i cili i kërkoi të paraqitej pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara.

Capital T thekson se pamjet e dhunës dhe situata e krijuar nuk mund të kalohen në heshtje, duke nënvizuar se mirëqenia e popullit të tij është mbi çdo angazhim profesional.

Artisti shprehet se është thellësisht i prekur nga zhvillimet dhe se nuk mund të vazhdojë aktivitetin e tij muzikor sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Nuk mund të mendohet që të shoh ato skena dhe mos të reagoj. Normal që kemi me reagu dhe absolutisht që jam në suport të studentëve, në suport të njerëave të mi, për çdo lloj kauze që ka të bëjë për të drejtat te tyre. Na dhemb zemra me pa Shqipërinë në këtë gjendje dhe njerëazit e mi që më kanë përkrahur dhe ma kanë dhënë gjithë këtë dashuri. S’kam kurrfarë llogarie të bërë kur vjen puna për këta njerëz. Nuk ekziston asgjë më e madhe sesa mirëqenia e popullit tim. S’mund as të bëj muzikë, as me publikuar këngë, as më bërë koncerte, derisa unë i shoh ato skena. Dhe normal që kam me reaguar. Nuk ka kurrgjë që më mundet me më nadal mos me reagu. Kështu që uroj se do të dëgjohen zëri i studentëve, uroj që ka për t’u ndërprerë sa më shpejt tërë kjo dhunë dhe shkatërrim. Edhe dini një gjë, që mua më keni gjithmonë përkrah, gjithmonë unë e kam treguar në shumë etapa dhe s’dua as falenderime, as protagonizëm për këtë. Unë jam thjeshtë njëri prej jush. Edhe për gjithë këto gjëra kam për të qenë gjithmonë aty kur ka padrejtësi. Kështu që jemi bashkë dhe bashkë kemi për të qëndruar.”,- shprehet rreperi i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco