Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

    Një ditë pasi kërkoi rinovimin e institucioneve, Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Vilën e Kuqe

    Sulmet ndaj Rusisë, Trump: Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin Starlink

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje
    Lajmet e fundit

    Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

    October 23, 2026
    Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

    Agjencia Shtetërore e Kadastrës mundëson tashmë përmes portalit e-Albania aplikimin për pajisjen me faturat e parcelës ndërtimore, një hap i rëndësishëm për personat që kanë legalizuar banesën dhe duhet të përmbyllin edhe procedurën që lidhet me tokën ku ajo është ndërtuar.

    Aplikimi kryhet online dhe është pa pagesë, ndërsa faturat i dërgohen qytetarit elektronikisht, me vulë digjitale, në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania. Kështu, kërkesa mund të ndiqet përmes portalit, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike.

    Faturat nevojiten për të vijuar procedurën e blerjes së truallit, kur parcela është pronë shtetërore dhe plotësohen kushtet ligjore. Pas pagesës, qytetarët mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë së tokës. Procedura ndryshon në varësi të statusit juridik të parcelës.

    Kush përfiton nga lehtësitë financiare.

    Sipas VKM-së nr. 446, datë 26.07.2023, për kategori të caktuara parashikohen lehtësi në pagesën e parcelës:

    100% përjashtim nga pagesa për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër që plotësojnë kriteret ligjore, si dhe për kategori të caktuara institucionesh e bashkësish fetare.

    50% ulje për familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara sipas kategorive të përcaktuara, familjet njëprindërore me fëmijë në ngarkim, dëshmorët dhe familjarët e tyre, si dhe poseduesit që kanë mbushur moshën e pensionit.

    30% ulje për poseduesit e ndërtimeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

    Gjithashtu, për blerjen e parcelës shtetërore mund të përfitohet 20% ulje nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi, si dhe të përdoren bonot e privatizimit për 50% të vlerës, sipas kushteve përkatëse.

    Përfitimi nga lehtësitë kushtëzohet nga plotësimi i kritereve ligjore dhe paraqitja e dokumentacionit përkatës. Aplikimi për faturat është pa pagesë dhe dokumenti mund të shkarkohet online në çdo kohë.

    Përmes kalimit të këtij shërbimi online, Agjencia Shtetërore e Kadastrës synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në procedurat kadastrale dhe t’u mundësojë ndjekjen e kërkesave në mënyrë më të thjeshtë, pa pagesë për aplikimin dhe pa paraqitje fizike.

    Agjencia Shtetërore e Kadastrës aplikimi online dokumentet e pronësisë e-albania fatura e truallit legalizimi i banesës legalizimi i pronës Ndërtimet pa leje përfituesit e legalizimit procedurat e legalizimit Shqipëria ulje e tarifës së truallit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

    October 23, 2026

    Një ditë pasi kërkoi rinovimin e institucioneve, Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Vilën e Kuqe

    October 23, 2026

    Sulmet ndaj Rusisë, Trump: Musk ka rikthyer aksesin e Ukrainës në rrjetin Starlink

    October 23, 2026

    Dorëheqja e Qazim Arifajt, Lekë Lleshi emërohet kreu i ri i shërbimit spitalor në Pukë

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.