Lajmi i fundit

LIVE/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, edhe studentët e mjekësisë marshim drejt Kryeministrisë

Kulmi i ironisë/ Pasi Rama kërcënoi studentët se nuk do hipin në tren ... ikën drejtori i Hekurudhave

Kulmi i ironisë/ Pasi Rama kërcënoi studentët se nuk do hipin në tren ... ikën drejtori i Hekurudhave

10:49, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho, u paraqit sot sërish në SPAK.

Teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ai deklaroi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra”, tha ai.

Vendimi i tij vjen pasi Edi Rama ka vendosur të bëjë ‘koka turku’ drejtorët e tij për shkak të revoltës studentore.

Ndërkohë kjo dorëheqje vjen pas kërcënimit të Edi Ramës se nuk do të lejojë studentët të udhëtojnë në trena.

Duke folur në një takim me drejtuesit e bankave, Rama deklaroi se, të rinjtë nuk do të lejohen të marrin avionin, nuk do lejohen në hotele, por nuk do të lejohen edhe të hipin në trena!

Por këtu është edhe nonsensi i deklaratës së tij, që është kthyer në një meme në rrjetet sociale.

Shqipëria nuk ka asnjë tren, pikërisht sepse nën qeverisjen e tij është shkatërruar sistemi hekurudhor në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco