
Modelja e njohur Barbara Palvin tërhoqi vëmendjen gjatë sfilatës së Victoria’s Secret, pasi u rikthye në pasarelë vetëm gjashtë javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Në një intervistë për “Good Morning America”, Palvin foli hapur për përvojën e mëmësisë dhe rikthimin në punë. Ajo theksoi se, edhe pse ishte e lumtur që u rikthye në pasarelë, trupi i saj ishte ende në proces rikuperimi.
Modelja pranoi se mbështetja e familjes dhe e miqve kishte qenë shumë e rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Ajo gjithashtu kujtoi se çdo përvojë pas lindjes është e ndryshme dhe se jo të gjitha nënat duhet të ndihen të detyruara të rikthehen shpejt në aktivitetet e tyre.
Mesazhi i saj për gratë ishte i qartë: të mos jenë shumë të ashpra me veten dhe t’i japin vetes kohën e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimet e mëdha që sjell mëmësia./ABC News
