Aktualitet Politikë

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me propozim për zgjidhjen e situatës!

Përmes bashkëkryetarëve Dashamir Shehi dhe Ekrem Spahiu, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) prezantoi një platformë me shtatë pika për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në vend.

Propozimi parashikon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie me bazë të gjerë për Europën, shfuqizimin e katër ligjeve të kundërshtuara nga protestuesit, ndryshimin e reformave Territoriale dhe Zgjedhore, rishikimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 e mbështetjen politike për SPAK-un.

Shehi tha se dorëheqja e Ramës është kërkesa kryesore e protestuesve dhe se qeveria e re duhet të përfshijë forcat politike parlamentare dhe ato që mbështesin protestat.

Ne gjykojmë që në Europë na fut një qeveri e përbashkët me të gjitha palët, ato që janë në shesh, ato që janë në parlament.

Shehi kërkoi edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke argumentuar se ligji aktual është ndërtuar për dy parti.

Ndërkaq, Spahiu deklaroi:

Ne nisemi nga parimi se shteti nuk është pronë e atyre që qeverisin, por është institucioni i përbashkët i qytetarëve, ndërsa qeveria është një përgjegjësi e përkohshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.