Rama: Jam këtu për të treguar komponentët që bënë terrorin psikologjik të Tiranës, të shitur si protesta e studentëve

23 Tetor 2026 | 11:01

Kryeministri Edi Rama ka pasur këtë të premte një komunikim me mediat lidhur me protestën. Nën një slogan të ri pas krahëve të tij, “Student, jo”, Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se do të tregojë komponentët e terrorit që, sipas tij, mbërtheu kryeqytetin.

“Jam këtu për të ndarë me ju një nga komponentët e asaj që ndodhi në ditët e terrorit psikologjik mbi kryeqytetin dhe popullin e Shqipërisë. Komponentë që po zbërthehen dhe po çmontohen hap pas hapi.

Ndërkohë që e drejta për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme dhe e padiskutueshme e çdo qytetari, në Shqipëri dhuna është një krim i parelativizueshëm. Dhe, për fat të keq, në protestat e javës së fundit u bënë bashkë të dyja. Nga njëra anë, liria për të protestuar dhe, nga ana tjetër, dhuna si një krim u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e korruptuara.

Shqipëria, orë e çast, pa me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkua me idenë tërësisht të rreme se studentë idealistë dhe të pafajshëm u vunë nën dhunë policore. Një përmbysje dramatike dhe manipuluese.

Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe studentëve të lënduar. Pjesa më e dëmtuar është policia, gjë që ka bërë vaki këtu me shifra dhe fakte.”-tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit refuzojnë dialogun, djegin një karrige në bulevard

Disa protestues kanë djegur një karrige në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas refuzimit të dialogut me kryeministrin Edi Rama.
18:20 | 21/10/2026

Zelensky: Ukraina është e gatshme të ngrijë konfliktin përgjatë vijës së frontit dhe të nisë negociatat me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi të mërkurën se Ukraina është e gatshme të ngrijë konfliktin përgjatë vijës aktuale të frontit dhe të kalojë drejt negociatave...
14:10 | 21/10/2026

Operacioni i fshehtë në Itali për lëvizjen dhe riciklimin e parave, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro të sekuestruara

Në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Prokurorisë së Milanos një rrjet financiar i paligjshëm, i përdorur nga organizatat mafioze për...
09:24 | 21/10/2026