45 fotografi, me sytë mbuluar nga një shirit të zi, për të mos lejuar identifikimin e plotë të tyre, u publikuan nga kryeministri Edi Rama, shoqëruar me precedentët penalë të tyre, si pjesë e personave të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.
Të gjithë, siç deklaroi kryeministri, janë ndaluar nga policia.
“Këta nuk janë studentët. E kam thënë qysh në krye të herës, këta nuk janë studentët. Dhe tani është koha ditë pas dite, rast pas rasti që fjalia "këta nuk janë studentët" të mbështetet nga fakte, të mbështetet nga dokumente”.
Kryeministri lexoi vetë, për secilin nga ata, të kaluarën e tyre të përfshirë në krime të ndryshme.
Në listën e gjatë të precedentëve gjen që nga ata të akuzuar apo dënuar për vjedhje, dhunë në familje, pjesëmarrje në protesta të dhunshme deri te plagosje, shitje narkotikësh, abuzim seksual, apo dhe vrasje.
Vetëm pak prej tyre rezultojnë të jenë në moshë të re, shumica dërrmuese janë mbi moshën e përfundimit të studimeve universitare.
Sipas kryeministrit shpërthimi i protestës nuk ka ardhur spontanisht, por ka qenë i parapërgatitur.
"Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë, përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tashmë në duart e Policisë", tha Rama.
Sipas kryeministrit, pas protestave qëndrojnë grupet ANTIFA, krimi i organizuar, duar të huaja si dhe forca kryesore e opozitës.
"Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit ka vendosur të futet në jetët e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë", tha kryeministri.
Por lista e publikuar sot duket se nuk do të jetë e vetmja. Kryeministri deklaroi se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar.
Kliko këtu per të lexuar fjalën e plotë të Kryeministrit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e 45 personave me precedentë penal, të cilët sipas tij, kanë marrë pjesë në dhunë dhe plaçkitje gjatë protestave të këtyre ditëve.
Personat e bërë publik nga Rama, dyshohen për një sërë veprash penale, si vrasje, vjedhje, dhunë në familje, pjesëmarrje në protesta të dhunshme, plagosje, shitje narkotikësh, abuzim seksual e deri te marrje financimesh të paligjshme nga Irani.
Kryeministri, Edi Rama, e cilësoi dhunën gjatë protestave si të pajustifikueshme, ndërsa apeloi që të distancohen prej saj
“Atyre u them të distancohen nga dhuna. Idetë janë çështje zgjedhje dhe në një vend të lirë e demokratik gjithkush mund të ketë idetë e veta. Por dhuna nuk është ide. Dhuna është krim. Dhuna është armik i demokracisë, është armik i lirisë, është armik i qetësisë, është armik i sigurisë dhe nëse Shqipëria ka shumë gjëra për të bërë ende, Shqipëria ka një domosdoshmëri absolute për të garantuar në të përditshmen e vetë sigurinë. Sigurinë e pacënueshme të rendit dhe të lirisë dhe të qetësisë së çdo individi, të kujtdoqoftë që qarkullon i lirë në rrugët e vendit dhe jo më të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të vetë.
Ka një orë për të folur për të gjitha. Ora për të folur sot ishte kjo. Nesër do t'ju ekspozojmë të tjera gjëra, për të ndarë me të gjithë një bindje të rrënjosur tek informacioni, të rrënjosur tek funksionimi i institucioneve, bindjen se askush nuk do të mbetet pa u ekspozuar”, tha Rama.
Në një komunikatë live Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe një herë se ata që shkatuan dhunën në kryeqytet nuk janë studentë, por njerëz të paguar nga krimi i organizuar që duan t’ia ulin kokën Shqipërisë
"Po, ndaj me ju pamje që do trondisin shumë kënd, është ruajtur konfidencialiteti në respekt të ligjit, të gjithë janë persona të ndaluar dhe subjekt i ligjit, u ndaluan në protestat e dhunshme dhe nuk janë student, nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata student që nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban por që qëndrojnë në një front proteste.
Përmes instagramit dhe tik tok e mbështesin se shikojnë te dhuna një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të vendit dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarë.
Fytyra që janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmysin Shqipërinë. Këta nuk janë studentët e kam thënë që në krye të herës, dhe tani është koha që kjo fjali të mbështetet nga fakte e dokumenta", tha Rama.
-
E kuptoj që jeni të kapur nga pushteti, por të paktën mos e beni kryelajm. Në këtë mënyrë, në vend që të bëhet lajm, përfundon duke u kthyer në meme. Qesharake! Ps: I uroj suksese ne jete ish-kryeministrit Rama
Përgjigju -
Besoj se lista duhet te nxirret nga policia por ne fatmirësisht kemi KM tonë që bën policin, gjykatesin,mjekun,inxhinierin(edhe pse shumë ura janë shembur)etj,etj I mbet vetem te bej burgaxhiun se aty e ka vendin
Përgjigju-
Kush do numroje turistet pastaj?
-
-
Krimi i organizuar sa te jesh ti kryeminister eshte rehat dhe nuk ka nevoje te beje autogol or teeeejjjjj
Përgjigju -
Dakort me listen, dhe drejtesia te vendose per ata qe grabisin dhe shkaterrojne ne emer te demokracise. Nje liste tjeter mungon nga Kryeministri ajo e reagimit se pse shkoj situata deri aty cilat ishin arsyet, mbase disa pika mundem ti cilesoj rritja e cmimeve per qerate pasurimi i pakices ne kuuriz te shumices rritja e cmimeve ne treg korrupsioni dhe mos reagimi ose injoranca e problemeve (qe nuk u krijuan per nje dite) te njerezve mosreagimi ose arroganca ndaj protestes, kercenime dhe jo komunikim dhe qasje me qytetaret. Lista tjeter cfare po ben per pergjigjen e listes numer dy. Duhet nje REAGIM dhe jo vetem kercenim. Demokracia funksionon kur degjohet votuesi KAQ SHKURT
Përgjigju -
noraml se SHIK fikte radaret nuk kapte diversantet
Përgjigju -
As kim jongun nuk arrin deri ne kete pike propagande...e tmerrshme...
Përgjigju-
bravo kryeminister.Diskrititoje me teper perdhunuesit e motrave,drogaxhijt,hajdutet e sorollopin e tyre e patjeter diasporen "heroike te barit bardhe Londineze"
-












Komente
Komento