Lajmi i fundit

LIVE/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, edhe studentët e mjekësisë marshim drejt Kryeministrisë

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë

10:54, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogë dhe studentë të Mjekësisë janë solidarizuar me protestuesit, duke marshuar nga Fakulteti i Mjekësisë drejt Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Marshimi vjen në një kohë kur revolta studentore vijon prej ditësh, me të rinjtë që kërkojnë ndryshime dhe mbajnë përgjegjëse qeverinë për situatën në vend.

Me këtë veprim, pedagogët dhe studentët e Mjekësisë shprehin solidaritetin e tyre me protestuesit, duke e çuar zërin e tyre përtej auditorëve dhe në sheshin përballë Kryeministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco