Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në intervistën ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri, deklaron se aktualisht mundësitë e Bashkimit Europian për të ndërhyrë drejtpërdrejt kundër korrupsionit në Shqipëri janë të kufizuara, pasi vendi nuk është ende anëtar i unionit.
Strolenberg thekson se integrimi europian do t’u jepte institucioneve të BE-së më shumë mjete për të ushtruar presion mbi qeverinë shqiptare, duke përmendur si shembull rastin e Hungarisë dhe përdorimin e fondeve europiane.
Ajo nënvizon gjithashtu pritshmëritë ndaj SPAK-ut dhe mundësinë që institucionet europiane të kenë rol më të madh në hetimin dhe ekspozimin e çështjeve të korrupsionit.
Intervista:
Qarri: Ky televizon dhe emision ka pasur si fokus të vetin hetimin e korrupsionit dhe na rezulton që paratë që përfundojnë në xhepat e zyrtarëve kryesorë dhe qëndor dhe është një shifër astronomike. A do të jetë ky një problem për Europën apo do të jetë halli jonë që do të ngelim pa para dhe nuk do i bëhet vonë Europës?
Anna Strolenberg: Ajo që mund të bëjmë tani për korrupsioni është shumë pak pasi Shqipëria nuk është pjesë e BE por një integrim në BE do t’i jepte shumë mundësi PE dhe vendeve anëtare siç ka ndodhur në rastin e Hungarisë dhe fondet që shkojnë në drejtim të vendeve anëtare, me to mund të veprohet menjëherë dhe përdoren si mjet presioni. Shqipëria është shumë afër me integrimin europian dhe ky është momenti ideal për të bërë presion mbi Edi Ramën për të zbatuar ndryshime të vërteta. Ka një pritshmëri nga SPAK edhe pse përsa i takon momentin se kur do të ndodhë anëtarësimi përpara do të jetë BE që do të ketë mundësi për të hetuar në mënyrë të thelluar dhe për të ekpozuar disa prej atyre çështjeve
© SYRI.net