Aktualitet

Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve!

Mes protestave studentore, administrata shtetërore po përfshihet në një valë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve kryesore në vend.

Sipas një liste që po qarkullon dhe që Monitor e ka konfirmuar me disa drejtues të institucioneve shtetërore është dhënë dorëheqja e 20 drejtuesve të drejtorive më kyçe të administratës, në varësi të 3 ministrive kryesore.

Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Financave janë dorëhequr drejtuesit e Tatimeve, Doganave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Kërkesat për dorëheqje përfshinë drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol-it.

Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë është kërkuar dorëheqja e 5 drejtuesve përfshirë të Shërbimit të Provës, Përmbarimit të Agjencisë së Trajtimit ë Pronave, etj.

Ministria e Drejtësisë

Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit

Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Sadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar dy javë më parë

Infrastruktura dhe Energjia

6. Eltar Deda, administrator i Albpetrolit

7. Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së

8. Elisian Bici, administrator i OST-së

9. Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it

10. Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare

11. Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol-it

Agjencitë dhe institucionet shtetërore

12. Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek

13. Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

14. Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare

15. Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s

16. Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së

17. Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Financat dhe Ekonomia

18. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave

19. Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

20. Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së./Monitor

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.