
Për shumë njerëz, dita nuk nis pa një filxhan kafe. Ajo ndihmon të ndihemi më të zgjuar, më energjikë dhe më të përqendruar. Por për disa persona, kafeina mund të shkaktojë një sërë shqetësimesh, edhe në sasi që të tjerët i tolerojnë pa problem. Ndjeshmëria ndaj kafeinës ndryshon nga një person te tjetri dhe mund të ndikohet nga faktorë si gjenetika, medikamentet dhe sasia që konsumohet gjatë ditës. Kafja që konsumojmë çdo ditë mund të përmbajë shumë më tepër kalori sesa mendojmë. Një studim i ri amerikan ka zbuluar se kaloritë e marra nga kafeja janë rritur për gati 40 për qind, ndërsa shkaktari kryesor nuk është sheqeri. Shtetet e Bashkuara kanë analizuar të dhënat ushqimore të rreth 30 mijë personave mbi moshën 20-vjeçare, duke shqyrtuar zakonet e konsumimit të kafesë. Sipas studimit, të publikuar në revistën shkencore Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics, sasia mesatare e kafesë së konsumuar ka mbetur pothuajse e pandryshuar. Megjithatë, kaloritë ditore të marra nga kjo pije janë rritur nga 43 në 60. Studiuesit kanë zbuluar se burimi kryesor i kalorive shtesë është bërë kremi joqumështor që përdoret në kafe, duke tejkaluar sheqerin dhe qumështin. Ky përbërës siguronte mesatarisht 18.5 kalori në ditë, krahasuar me 16 kalori nga sheqeri dhe 11 nga qumështi. Sipas autorëve, përdorimi i kremit joqumështor është rritur ndjeshëm, ndërsa disa prej këtyre produkteve përmbajnë sasi të larta yndyrash të ngopura.Studimi ka treguar gjithashtu se personat që flenë më pak orë dhe ata që punojnë më gjatë priren të konsumojnë më shumë kafe.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet bazohen në deklarimet e pjesëmarrësve për ushqimet dhe pijet e konsumuara, çka mund të ndikojë në saktësinë e të dhënave. Gjetjet tregojnë se rëndësi për sasinë e kalorive nuk ka vetëm kafeja, por edhe përbërësit që i shtohen asaj.
Studimi është realizuar me të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht zakonet e konsumimit të kafesë në vende të tjera.
