Rama nxjerr me foto, lexon listën: Këta nuk janë studentë, janë me precedent kriminal
Kryeministri Edi Rama ka paraqitur këtë të premte një listë me personat e arrestuar gjatë protestave, duke këmbëngulur se ata nuk janë studentë dhe nuk përfaqësojnë këtë kategori.
Gjatë deklaratës për mediat, Rama shfaqi fotografitë e personave me sytë e mbuluar dhe identitetet e tyre të paraqitura me iniciale. Krahas tyre, ai renditi akuzat për të cilat po hetohen, si dhe precedentët e mëparshëm penalë që, sipas tij, rezultojnë në dosjet e tyre.
Kryeministri pretendoi se këta persona janë përdorur për të ushtruar dhunë gjatë protestës, ndërsa gjatë leximit të të dhënave përmendi edhe raste të dënimeve të mëparshme me burg për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen.
Deklarata vjen në një kohë kur protestat dhe bojkoti i studentëve vijojnë, ndërsa qëndrimi i Ramës synon të ndajë protestuesit studentë nga personat që ai i lidh me aktet e dhunës.
Rama: Jam këtu për të treguar komponentët që bënë terrorin psikologjik të Tiranës, të shitur si protesta e studentëve
Studentët e Mjekësisë në protestë, dita e 11-të e bojkotit! Bashkohen dhe mjekët
Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë nga seancat 6 deputetë të PD
- 11:06 “Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj
- 11:01 Rama: Jam këtu për të treguar komponentët që bënë terrorin psikologjik të Tiranës, të shitur si protesta e studentëve
- 10:57 Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
- 10:48 Studentët e Mjekësisë në protestë, dita e 11-të e bojkotit! Bashkohen dhe mjekët
- 10:37 Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë nga seancat 6 deputetë të PD
- 10:30 Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te Vila Kuqe, në fokus drejtorët që dhanë dorëheqjen