Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Glasa mbi tortë është PD! U përgatit muaj më parë, si u futën lëndët ekplozive dhe maskat!

    Rama: Nuk janë studentët! ‘Fytyrat’ e protestës janë paguar nga krimi i organizuar dhe duan t’ia ulin kokën Shqipërisë

    “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së, për 14 të tjerët rrëzohet kërkesa e PS

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së, për 14 të tjerët rrëzohet kërkesa e PS
    Kryesore

    “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së, për 14 të tjerët rrëzohet kërkesa e PS

    October 23, 2026
    “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së, për 14 të tjerët rrëzohet kërkesa e PS

    Sekretariati i Etikës në Kuvend u mblodh sot online për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë, pas tensioneve në seancën e djeshme në Parlament.

    Për deputetët që kryesuan sulmet fizike, Noka, Këlliçin, Palokën, Krekën, Boçin e Xhaferrin, Komisioni i Etikës, bazuar në kërkesën e PS, ka vendosur përjashtimin e tyre me 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

    Ndërsa për 14 deputetët e tjerë demokratë që bllokuan foltoren e Kuvendit, Etika rrëzoi kërkesën e PS për përjashtimin e tyre me 10 ditë.

    Gjatë seancës së djeshme, sherri u përshkallëzua në përplashje fizike, ku deputeti Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha.

    “Gjithashtu deputetët Belind Kelliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, fyen dhe goditën me shishe uji deputetet e Partisë Socialiste. Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj, Bujar Rexha etj jane sulmuar dhe fyer nga këta deputete gjate procesit të votimit”, thuhej në kërkesën e PS për Etikën.

    Për 14 të tjerët, kërkohej vetëm 10 ditë përjashtim, pasi roli i tyre u kufizua në bllokimin e foltores.

    “Deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjese në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare”, thuhej në kërkesën e PS për ‘Etikën’.

    Kujtojmë se pavarësisht përplasjeve të forta, në seancën plenare të ditës së djeshme u votuan 6 projektligjet e rendit të ditës dhe 3 projektvendime, mes të cilave edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.

    60 ditë përjashtim deputetët e PD-së kërkesa e PS-së Komisioni i Etikës Kuvendi i Shqipërisë opozita parlamenti shqiptar partia demokratike Partia Socialiste përjashtimi nga Kuvendi politika shqiptare sanksionet parlamentare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Glasa mbi tortë është PD! U përgatit muaj më parë, si u futën lëndët ekplozive dhe maskat!

    October 23, 2026

    Rama: Nuk janë studentët! ‘Fytyrat’ e protestës janë paguar nga krimi i organizuar dhe duan t’ia ulin kokën Shqipërisë

    October 23, 2026

    “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së, për 14 të tjerët rrëzohet kërkesa e PS

    October 23, 2026

    Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.