Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se po transportonte kokainë nga Tirana drejt Mamurrasit, me qëllim shitjen e saj.
Në pranga ka rënë Salvador Sula, 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, i riu udhëtonte me një automjet taksi në drejtim të Mamurrasit. Automjeti u ndalua në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e organit të akuzës.













