Pas publikimit nga ana e kryeministrit Rama të fotografive dhe iniciale të personave të përfshirë në protestë dhe me precedentë të pretenduar kriminal, kanë filluar reagimet e parë.

Një i ri 20-vjeçar, Jon Sinoimeri, student i mjekësisë me mesatare 10, i prezantuar si një i ri, jo student, me precedentë penal në fushën e narkotikëve, reagoi publikisht për të përgënjeshtruar kryeminsitrin.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori. Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë. Godinat ku bëjmë mësim janë mizerable. Profesorët tanë nuk janë të një punësuar, por pesë të punësuar. Gjysmat e tyre nuk i njohim. Duam vetëm dorëheqje të Ramës dhe opozitës, nuk duam dialog ", tha Jon Sinoimeri.

Në të vërtetë, i riu rezulton të jetë referuar në prokurori nga policia, vitin e kaluar, pasi iu gjet 1.4 gram kanabis sativa. Por prokuroria nuk filloi asnjë çështje ndaj tij.

Një tjetër person i përfshirë në listën e  Ramës është dhe Ergys Llanaj, të cilët iu permendën si precedent prishja e qetësisë publike, dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë, shoqëruar me dyshimet për marrjen e financimeve nga Irani.

Llanaj rezulton të jetë anëtar kryesie në partinë “Shqipëria bëhet”. Ndaj akuzave të Ramës reagoi kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj.

“Më 4 janar 2026, Llanaj u arrestua së bashku me tre drejtues të tjerë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, gjatë protestës përpara Kryeministrisë. Gjykata i vlerësoi arrestimet si të paligjshme dhe më datë 28 shtator 2026, u vendos pushimi i procedimit penal, me arsyetimin se fakti penal nuk ekzistonte. Në vend që të kërkojë falje për veprimet e policisë së tij, Kryeministri zgjedh të hedhë akuza të reja. Llanaj ka shërbyer për 18 vite në ushtrinë shqiptare, ka tre mastera shkencorë, gradën doktor dhe titullin avokat", thotë Adriatik Lapaj.

Në përfundim të reagimit, Lapaj thekson se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të vijojë protestat dhe kundërshtimin ndaj qeverisë, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet përballë arrestimeve dhe asaj që e cilëson si përpjekje për intimidim të protestuesve.

 

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
3.6 / 5 (16 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Linda: 23/10/2026 19:02

    Fotografia qe nxjerr studenti nuk ngjan me fotogrin e nxjerr nga kryeministri se atje eshte nje burre dhe duket shume mire eshte i madh eshte 57 vjec.Mos e kane bere me Al per kunderpergjigje per te bere lajm te kanali Berishes Syri qe jane expert per mashtrime .

    Përgjigju
  • Asdreni: 23/10/2026 17:59

    Mund te jesh i proceduar dhe kur ke qenur adoleshent vallai mund te tken kap me 1 cigare ashash dhe shtu i bie te njeh ligji burazer., se dhe foton ta kishin nxjerr kur i mbaje floket si ronaldo

    Përgjigju
  • gjergji: 23/10/2026 16:48

    Listen e ka perpiluar organet e ruajtjes rendit mbi bazen e fakteve.Kryeministri vetem se ka njoftuar e komentuar listen.

    Përgjigju
  • USA: 23/10/2026 16:07

    Akuzat nuk duhet ti ngreje policia dhe prokuroria te beje rrolin e gjykatesit. kjo eshte teresisht gabim. Prokuroria nuk ben punen e saj por pret qe hetimet dhe faktet ti bledhi policia sepse ata flene gjume. Porokuroria dhe gjykatat duhen reformuar edhe njehere. I ka mbuluar paaftesia, dembelizmi dhe mosllogaridhenia.

    Përgjigju
  • Dani: 23/10/2026 15:34

    Nga menyra si flet nuk dukesh ndonje me kulture,nje hajvan I thjeshte shqiptar me hashash ne xhep.

    Përgjigju
  • sali: 23/10/2026 15:30

    Ti nuk je student i 10 se po te ishe ky lloj studenti nuk do ishe kthyer ne terorist i popullit tend e te shkateroje vendin tend,Nje student i 10 di se si te protestoje.Sa per narkos ndoshta ke gelltitur nanje luge corbe te thartuar diku

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 23/10/2026 14:18

    DENONCOJE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?