Saturday / October 24 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Buxheti Lajmet Kryesore Nga Vendi

Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar-shtator

Share Share Icon

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Gusht, që reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shtator 2026, arritën në rreth 626.6 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën Janar-Gusht 2026, arritën në rreth 556.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.8% të planit të periudhës.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Shtator 2026:

Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 63.7 miliardë lekë ose 11.3 % më shumë, një realizim në masën 76.1% të planit vjetor të mbledhjes së të ardhurave.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në shumën 401.9 miliardë lekë, 677 milionë lekë ose 0.2% më shumë se plani për periudhën 9-mujore 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë mbledhur 29.6 miliardë lekë ose 7.9% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën  Janar-Shtator 2026, u realizuan në shumën 215.6 miliardë lekë, 21.9 miliardë lekë ose 11.3% më shumë se 9-mujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e periudhës 9-mujore, të ardhurat e mbledhura janë 3.7 miliardë lekë ose 1.8% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 65 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 29% më shumë se 9-mujori 2025 dhe me realizim në shumën prej +5.9 miliardë lekë ose 110% të planit për 9-mujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Shtator 2026 janë në shumën 11.3 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 42.3 miliardë lekë ose 95.7% e planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në shumën 73 miliardë lekë, 9.8 miliardë lekë ose 15.5% më shumë se 9-mujori i vitit 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Shtator 2026, u realizuan në shumën 35.2 miliardë lekë, 415 milionë lekë ose 1.2% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, si dhe me realizimin në shumën 229 milionë lekë ose 100.7% të planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Shtator 2026, u realizuan në shumën 150.9 miliardë lekë, 15.9 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se 9-mujori 2025 si dhe me realizim prej 100.5% të planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Shtator 2026, u realizuan në vlerën 186.3 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 4.3% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, me realizim në masën 98.3% të planit të periudhës.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë 122.6 miliardë lekë, 4.8 miliardë lekë ose 4% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, si dhe realizim 97.6% të planit për periudhën 9-mujore 2026.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë realizuar në shumën 54.5 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, një realizim në masën 99.8% të planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në shumën 1.5 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe realizim prej 110.7 % kundrejt planit të 9-mujorit 2026.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në vlerën 7.7 miliardë lekë, 654 milionë lekë ose 9.3% më shumë se periudha 9-mujore e vitit 2025, si dhe realizim prej 97.8% të planit të periudhës.

Shpenzimet:

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9-mujore të vitit 2026, arritën në rreth 556.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.5% më i lartë ose rreth 39 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 9-mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 62.8 miliardë lekë, një realizim në masën 75.2% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 5.3% më i lartë ose rreth 3.1 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, për periudhën 9-mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 493.5 miliardë lekë, një realizim në masën 95.7% të planit të periudhës, ku peshën kryesore e zënë shpenzimet për fondet speciale me 42.8% të totalit të shpenzimeve korente. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, zëri i shpenzimeve korente ka rezultuar 7.8% më i lartë ose rreth 35.9 miliardë lekë më shumë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

“Qeveria po përpiqet të fitojë kohë, por protestat do të rikthehen”

Flet Ermal Hasimja, Politolog dhe pedagog   Qeveria po përpiqet të fitojë kohë përballë protestave, por kjo strategji nuk pritet të sjellë zgjidhje...

4 hours më parë 5 Min Lexim

Kosova investon më shumë në Shqipëri se anasjelltas  

Kompanitë e Kosovës po investojnë dukshëm më shumë në Shqipëri sesa bizneset shqiptare në Kosovë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, inv...

4 hours më parë 8 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!